LAJMI I FUNDIT:

Bileta e lotarisë në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve – amerikani fiton çmimin prej 100 mijë dollarëve

Bileta e lotarisë në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve – amerikani fiton çmimin prej 100 mijë dollarëve

Një çift nga Maryland që për traditë të festave e ka vendosjen e tiketave gërvishtëse të lotarisë në çorapet e dhuratave të Krishtlindjeve ka fituar çmimin xhekpot prej 94,943 eurove (100 mijë dollarëve).

Çifti nga kantoni Harford u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ata e kishin bërë si traditë vendosjen e 5 biletave gërvishtëse 4.75 euroshe (5 dollarëshe) Ravens në çorapet e dhuratave të Krishtlindjes, pasi që Baltimore Ravens janë skuadra favorite në NFL e burrit të saj.


“Kam luajtur këtë lojë të lotarisë tani e 15 vite, pra prej se ka filluar”, tha burri, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Çifti deklaroi se e kishin nxjerrë biletat nga çorapet e dhuratave një ditë pas Krishtlindjeve dhe zbuluan se njëra nga to ishte bileta fituese e çmimit kryesor prej 94,943 eurove (100 mijë dollarëve).

“Unë dhe gruaja ime mbetëm disi të shokuar” bëri të ditur ai.

Tutje burri shtoi se paratë e fituara në lotari do të shkojnë në fondin e kolegjit të fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kalo në kategori