LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e fluturimeve në 2021

Eurostat: Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e fluturimeve në 2021

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në 2021, duke rikuperuar me shpejtësi pas pandemisë.

Tregu i fluturimeve në vend rezulton të jetë rritur me 123 për qind për periudhën 2020-2021, sipas INSTAT, duke tejkaluar edhe mesataren e Bashkimit Evropian që ishte 35 për qind, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

\Shqipëria rezulton e treta në Evropë, pas Malit të Zi (151 për qind) dhe Kroacisë (129 për qind) për rikuperimin pozitiv në tregun e fluturimeve, duke lënë pas vende si Spanja, Italia, Austria, Zvicra, për të njëjtën periudhë si më sipër.


Në terma absolutë, 2.9 milion shqiptarë zgjodhën fluturimet nëpërmjet ajrit gjatë 2021-it.

Heqja e kufizimeve, masat më të lehta krahasuar me shtetet e tjera të Evropës, futja e linjave low-cost kanë bërë që tregu i fluturimeve në vend të marrë veten shpejt, por gjithësi në 2021-n numri i fluturimeve ishte 12 për qind më i ulët se para pandemisë, në 2019-n.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se tregu është rikuperuar me shpejtësi në 2022-n, me numrin e personave që kanë fluturuar që vetëm për 10 mujorin ka arritur në 4.4 milionë pasagjerë, me rritje 82 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s dhe 66 për qind në krahasim me 2019-n, periudhën para pandemisë.

Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, EUROSTAT fenomeni i rritjes në 2021-n, është ndjerë edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Aeroporti i Greqisë ka njohur rritje me 86 për qind të numrit të pasagjerëve krahasuar me 2021-in, aeroporti i Maqedonisë së Veriut me 79 për qind të numrit të pasagjerëve, aeroporti i Serbisë rritje me 77 për qind të numrit të pasagjerëve gjithsej.

Sipas EUROSTAT, numri i pasagjerëve që fluturuan nëpërmjet ajrit në Bashkimin Evropian në 2021 arriti në 373 milionë.

Listën e kryeson Spanja me 91 milion pasagjerë nga të gjitha linjat ajrore, e ndjekur nga Gjermania me 73 milion pasagjerë dhe Franca me 66 milion pasagjerë gjithsej.

Ecuria pozitive erdhi sidomos pas 2019, kur numrit i pasagjerëve u reduktuan me 73 për qind gjatë pandemisë.

Vendet e BE me përjashtim të Finlandës (që shënoi rënie me 16 për qind), regjistruan rritje të numrit të pasagjerëve që udhëtonin me avion në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Këto rritje varionin mes shteteve anëtare, nga 10 për qind në Irlandë, 16 për qind në Suedi dhe 17 për qind në Letoni në 86 për qind në Greqi, 105 për qind në Qipro dhe 129 për qind në Kroaci.

Transporti i pasagjerëve jashtë vendeve të Bashkimit Europian zuri 39 për qind të totalit të transportit ajror të pasagjerëve gjatë 2021.

Nga ana tjetër, transporti ajror brenda BE-së zuri 38 për qind dhe transporti kombëtar përfaqësonte 23 për qind.

Krahasuar me vitin 2020, pesha e transportit jashtë vendeve BE-së u ul me 5,5 pikë përqindjeje, ndërsa transporti brenda BE-së u rrit me 4,5 pikë përqindje; transporti kombëtar u rrit me 1 pikë përqindje.

Aeroportet më të mëdha në numër pasagjerësh për 2021

Pesë aeroportet me numrin më të lartë të pasagjerëve në 2021 mbeten ai i Parisit, Charles de Gaulle me 26.2 milionë pasagjerë, aeroporti i Amsterdamit, Schiphol me 25.5 milionë, aeroporti i Frankfurtit Main me 24.8 milionë, aeroporti i Madridit, Barajas me 23.2 milionë dhe aeroporti i Barcelonës, El Prat me 18.5 milionë pasagjerë.

Në 10-shen e parë gjenden dhe aeroporti i Palma de Mallorca me 14.5 milionë pasagjerë, i cili ka regjistruar rritjen më të madhe në listë me 137% krahasuar me vitin 2020, e ndjekur nga Paris-Orly në Francë me 46 për qind dhe Athinai/Eleftherios Venizelos në Greqi 52 për qind.

Nga krahu tjetër, rënie me tre vende ka shënuar aeroporti i Mynihut me 12.5 milionë duke qenë aeroporti që pa rritjen më të vogël të numrit të pasagjerëve në 2021 krahasuar me 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori