Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka mbyllur përkohësisht bufenë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Kjo pasi brenda lëngjeve me të cilat po shërbeheshin zyrtarët e ministrisë janë gjetur krimba.
Këtë konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili tha se ekipi inspektues ka shkuar në vendin e ngjarjes pas pranimit të ankesave nga zyrtarët.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar ankesë se në bufenë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e saj janë shërbyer me pije lëngje-pjeshkë 200 ml, shishe qelqi brenda së cilave ka krimba”, deklaroi Thaçi.
“Menjëherë është dërguar ekipi inspektues për shqyrtim të ankesës. Kontrolli ka nisur nga lloji i produktit të dyshuar. Janë hapur disa njësi të këtij lloji produkti dhe në 50 për qind të shisheve të hapura ka rezultuar se brenda tyre vëreheshin një lloj i krimbave. Lëngje nga frutat e tjera nga prodhuesi i njëjtë nuk janë gjetur”.
Thaçi gjithashtu tha se inspektorati kanë vendosur që sasinë e cila është gjetur të asgjësohet menjëherë, ndërkaq pijet tjera të ndalohen për qarkullim-shitje-servim deri në gjurmueshmëri të plotë të rastit.
Ai tutje bëri të ditur se inspektorati ka vazhduar kontrollin inspektues edhe sa i përket kushteve teknike sanitare dhe higjienike.
Fillimisht tha se është evidentuar se operatori ekonomik “Beni Dona”, i cili ka fituar tenderin për zhvillim të veprimtarisë gastronomike në këtë objekt nuk është i regjistruar në AUV.
“Punonjësit nuk kanë poseduar libreza sanitare. Personeli nuk ka qenë i pajisur me rroba të punës. Nuk kanë pasur hapësirë të veçantë për vendosje të rrobave tjera dhe mbathjeve. Në të njëjtën hapësirë kanë qenë të vendosura pijet në dysheme, për disa prej tyre nuk ka ofruar dokumentacion të furnizimit”.
“Bazuar në të gjeturat, inspektorati ka vendosur mbylljen e përkohshme deri në përmirësim të kushteve sanitare teknike-higjienike dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm”, shtoi Thaçi.
Në fund, ai bëri të ditur se menjëherë është njoftuar Zyra Regjionale e AUV-it në Prizren për vazhdim të gjurmueshmërisë tek prodhuesi i pijeve lëngje ‘Fruti’.
“Atje inspektorati ka inspektuar fabrikën prodhuese. Ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të gjitha produktet e linjës së prodhimit të paketimit të qelqit. Po ashtu, ka urdhëruar ndërprerjen e prodhimit për këtë linjë deri në hulumtim të plotë të rastit dhe raportit të analizave laboratorike”.
“AUV do të ju mbajë të informuar në lidhje me rezultatet tjera që do të burojnë nga procesi i gjurmueshmërisë së plotë dhe rezultatit të analizave laboratorike”, përfundoi Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe