Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
E Lëvizja Vetëvendosje të shtunën përmes një tabele të publikuar në Facebook, ka treguar se ku do të shpenzohen këto para të shtetit.
Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë ‘ paga dhe mëditje’, dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.
Prej këtij buxheti janë ndarë 296 milionë euro për sektorin e shëndetësisë në nivel qendror e lokal dhe 60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror dhe 300 në nivel lokal.
Në arsim për vitin e ri buxhetor, është paraparë ndërtimi i 11 çerdheve si dhe shtimi i 243 pozita të reja për staf dhe 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.
Sa i përket fushës së bujqësisë, thuhet se për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës buxheti për këtë fushë shkon në 87 milionë euro, “që do të përkthehet direkt në ndihmën edhe më të madhe ndaj bujqve tanë dhe zhvillimin e këtij sektori jetik për vendin”.
Ndërsa, për ushtri thuhet se vitin e kaluar është dyfishuar buxheti nga 50 milionë në 100 milionë, ndërkohë për vitin 2023 buxheti për fushën e mbrojtjes do të shkojë në 123 milionë euro.
“Në vitin 2023 po e përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. E për këtë qëllim, është ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251