LAJMI I FUNDIT:

Nga artet marciale, baleti, të qenit i pastrehë, puna si roje deri te suksesi në Hollywood – Van Damme mbush 62 vjet

Nga artet marciale, baleti, të qenit i pastrehë, puna si roje deri te suksesi në Hollywood – Van Damme mbush 62 vjet
(Foto: GymBeam)

Aktori i famshëm hollivudian, Jean-Claude Van Damme, i cili do të mbahet mend gjithmonë për muskujt e tonifikuar dhe bërjen e spangos, ka festuar sot (18 tetor) ditëlindjen e tij të 62-të.

Duke pasur parasysh se në fëmijëri ishte i dobët fizikisht, ai filloi të ushtrojë artet marciale me nxitjen e babait të tij që në moshën 10 vjeçare, ndërsa si 16 vjeçar u regjistrua në shkollën e baletit, të cilën e ndoqi për pesë vite.


“Baleti është një art, por është edhe një nga sportet më të vështira. Nëse mund t’i mbijetosh baletit, mund t’i mbijetosh çdo sporti tjetër”, kishte thënë ai dikur.

(Foto: Instagram)

Van Damme stërvitej tri deri në katër herë në javë dhe kur ishte 18 vjeçar mori rripin e zi. Dy vjet më vonë u bë kampion i Evropës në karate. Pas kësaj, filloi të punonte si roje në një klub, kurse katër vjet më vonë fitoi rolin e parë në Hollywood.

Në karrierën e tij, luftoi në 20 ndeshje profesionale të kik-boksit, nga të cilat i fitoi 19 sosh, ndërsa e humbi një, për kinse e goditi aksidentalisht kundërshtarin e tij kur ishte në dysheme.

(Foto: Filmsactu)

Kur u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përpoq të depërtonte si aktor, por nuk ia doli menjëherë dhe jetoi në rrugë për një kohë pa një çati për të qenë mbi kokë. Në atë kohë, u takua me aktorin legjendar Chuck Norris, i cili i gjeti një punë si roje në një klub nate.

Famën botërore e fitoi falë filmit “Bloodsport” (1988), që u pasua nga filma të suksesshëm, si “Kickboxer” (1989), “Double Impact” (1991), “Universal Soldier” (1992), “Hard Target” (1993), “Time Cop” (1994), “JCVD” (2008) e shumë të tjerë.

Van Damme u martua pesë herë me katër gra. Ai u martua dy herë me piktoren Gladys Portugues (65), me të cilën ka dy fëmijë (një djalë 35 vjeçar dhe një vajzë 32 vjeçare). Pasi e tradhtoi atë me aktoren Darcy La Pier (57), vendosi të martohej me të dhe u bë baba i fëmijës së tretë dhe të fundit (një djalë, i cili tash është 27 vjeçar). Derisa La Pier ishte shtatzënë, aktori patri një aferë me bashkaktoren nga filmi “Street Fighter”, këngëtaren e famshme Kylie Minogue.

(Foto: IMDb)

Në vitin 2012, atij iu ngrit një monument në Belgjikë në një nga pozat e tij më të njohura – duke bërë spango. Ai ka edhe disa statuja të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori