LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së, kërkon që të njihet pavarësia e Kosovës

Deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE-së, kërkon që të njihet pavarësia e Kosovës

Deputeti i Ukrainës, Oleksii Goncharenkjo, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke thënë se “Kosova është Evropë”.

Në sesionin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ai u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.


“Këtë dua ta them veçanërisht për Kosovën. Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës ku 12 vende nuk e kanë njohur. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”.

“Të gjithë duhet ta bëjmë këtë, ta njohim Kosovën dhe së bashku të ecim përpara. Kosova është Evropë”, është shprehur Goncharenkjo.

Lidhur me këtë fjalim të deputetit ukrainas ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e ka quajtur fjalim të fuqishëm atë të Goncharenkjos, ndërsa ka thënë se Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirë dhe demokracisë.

“Fjalim i fuqishëm nga deputeti Oleksii Goncharenkjo  për të drejtën e Kosovës për t’u ulur në mesin e evropianëve të tjerë në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori