LAJMI I FUNDIT:

Obama me dedikim emocionues në 30 vjetorin e martesës me Michelle

Obama me dedikim emocionues në 30 vjetorin e martesës me Michelle
(Foto: Instagram/barackobama)

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, kanë shënuar një datë të rëndësishme në jetën e tyre.

Barack dhe Michelle janë të martuar qe 30 vite dhe këtë datë e kanë kushtuar me dedikime emocionuese për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Krahas fotografive të papublikuara më parë, Barack ndër të tjera ka shkruar se “nuk mund të kishte kërkuar një partner jete më të mirë” se gruaja e tij.


View this post on Instagram

A post shared by Barack Obama (@barackobama)

“Pas 30 vitesh, nuk jam i sigurt pse dukesh saktësisht njësoj dhe unë jo. E di që fitova lotarinë atë ditë – se nuk mund të kisha kërkuar një partner më të mirë të jetës. Gëzuar përvjetorin, zemër”, ka shkruar Obama.

Në njërën prej fotografive, çifti ka pozuar në një plazh në Havai, me Barackun që mbështet kokën në shpatullën e Michelle. Ai ka publikuar edhe një imazh bardh e zi nga dita e dasmës së tyre.

Edhe ish-Zonja e Parë ndau një postim të ngjashëm në Instagramin e saj, duke uruar bashkëshortin me rastin e përvjetorit: “30 vitet e fundit kanë qenë një aventurë dhe jam mirënjohëse që të kam pranë. Të dua”.

Barack dhe Michelle u takuan në vitin 1989 në një kompani, ku punonin bashkë dhe janë prindër të dy vajzave, Malia (24 vjeçe) dhe Sasha (21 vjeçe). /Telegrafi/