LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i të dhënave të policisë nga hakerat, Berisha: Sistemi u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë me krimin

Publikimi i të dhënave të policisë nga hakerat, Berisha: Sistemi u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë për shtyp pas publikimit të dokumenteve më të fundit të policisë nga hakerat, ku shfaqen të dhënat e mbi 105 mijë shqiptarëve të dyshuar dhe hetuar.

Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë.


Ai shtoi se sistemi TIMS u sulmua për të zhdukur lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin.

“Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritarë me qëllimin për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve deputeteve me grupe trafikantësh dhe kriminale dhe udhëtimet e tyre të përbashkëta që janë prove e bashkëpunimit me politikën”, tha Berisha.

Sipas Berisha, tashmë njerëz që mbaheshin në vëzhgim nga policia e morën paralajmërimin, duke e quajtur këtë si momentin më të rrezikshëm për vendin.

Vazhdojnë pasojat e sulmit kibernetik në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave të dyshuar për krime
Lexo po ashtu Vazhdojnë pasojat e sulmit kibernetik në Shqipëri, hakerat publikojnë listën e personave të dyshuar për krime

“Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 për qind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet”, tha Berisha.

“Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim, janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale”, ka thënë Berisha.

“Është ky një moment jashtëzakonisht i rrezikshëm për vendin. Është ky një moment që dëshmon se çdo gjë në këtë shtet të mafias, ndodhet në duart e krimit. Është ky një moment, në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë, pasi paralajmëron kështu, kontigjentet e delikuenteve të saj se janë në ndjekje dhe mbikëqyrje policore, dhe se ata për të shpëtuar, duhet të largohen”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori