Potter flet pasi debutoi në krye të Chelseat: I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin
Graham Potter ka debutuar me barazim si trajner i ri i Chelseat.
Londinezët u ndalën në barazim 1-1 nga skuadra austriake RB Salzburg në Stamford Bridges.
Graham Potter udhëhoqi në ndeshjen e tijë të par skuadrën, ku ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi, por jo nga loja.
Anglezi ka folur duke thënë se është i kënaqur nga futbollistët e tij, megjithatë ka lavdëruar edhe kundërshtarët austriak.
“Jemi të zhgënjyer me rezultatin në fund, mendoj se djemtë dhanë gjithçka duke luajtur me të vërtetë mirë. Ata sulmuan mirë dhe shënuan një gol të mirë. Humbën pak ritëm gjatë pjesës së dytë por u përgjigjën mirë përsëri, portieri i tyre bëri disa pritje të mira”.
“Ndaj në përgjithësi, jemi të zhgënjyer me rezultatin, nuk ishte e thënë të ndodhte për ne sot. Nuk është e thjeshtë të kontrollosh Salzburgun dhe mënyrën se si luajnë, duhet vlerësuar kjo”.
“Por në kontrolluam pjesën e parë dhe shkuam në sulm shumë shpesh, kishim disa mundësi që nuk i shfrytëzuam mirë, por ndaj një skuadre në Ligën e Kampioneve nuk do jetë e thjeshtë që të shënosh”, tha Potter.
Tutje Potter ka thënë se mënyra qysh futbollistët e tij janë sillë në fushë ishte e shkëlqyer, derisa treguan personalitet të lartë.
“Por mënyra se si djemtë dhanë gjithçka ishte fantastike, sjellja ishte e shkëlqyer, personaliteti gjithashtu, ndaj do të përmirësohemi. Është e pamundur të kontrollosh një ndeshje në 90 minuta, dhe në periudhën që nuk e bëmë një gjë të tillë, ata shënuan. Kjo është një pikë ku duhet të përmirësohemi”.
“Është gjithmonë bezdisëse kur pëson gol, por në përgjithësi paraqitja jonë mbrojtëse ishte e mirë. Është një pikë, duhet ta pranomë. Asnjë ankesë, përtej faktit që nuk morëm tre pikët”, deklaroi Potter pas ndeshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'