LAJMI I FUNDIT:

Shkuan për të marrë rreze dielli, mina shpërthen në ujë në një plazh në Odesa – alarmohen pushuesit

Shkuan për të marrë rreze dielli, mina shpërthen në ujë në një plazh në Odesa – alarmohen pushuesit

Derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në shumë pjesë të Ukrainës, kjo nuk i ndaloi qytetarët që për pak çaste të shijojnë rrezet e diellit nëpër plazhe.

Një rast i tillë ndodhi edhe në një plazh në rajonin e Odesas, ku shumë qytetarët kishin shkuar për të pushuar paksa, transmeton Telegrafi.


Megjithatë në një moment një minë shpërtheu në ujë, duke alarmuar pushuesit që ishin mbledhur. Deri më tani nuk dihet nëse nga ky shpërthim është lënduar ndonjë pushues.

Piloti më i mirë ukrainas humb jetën gjatë betejës, disa ditë para vrasjes ishte dekoruar nga Zelensky
Lexo po ashtu Piloti më i mirë ukrainas humb jetën gjatë betejës, disa ditë para vrasjes ishte dekoruar nga Zelensky

Pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin momentin kur mina shpërthen në det. Nuk dihet nëse atë e kishte aktivizuar ndonjë peshk, apo thjesht kishte ndodhur shpërthimi vetvetiu.

Në anën tjetër forcat ukrainase dhe ato ruse po vazhdojnë me luftime të ashpra. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, pretendon se forcat ruse çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E presidenti rus Vladimir Putin, me çdo kusht po tenton të fshehë të dhënat zyrtare sa i përket vrasjes së ushtarëve rusë në betejat në Ukrainë, nga frika se mund të ndodhin protesta të ashpra në Rusi nga familjarët e ushtarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori