LAJMI I FUNDIT:

​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë protestuar sot para kompanisë Sharr Cem në Han të Elezit. Si rezultat, dhjetëra maune u vendosën në rrugën përpara kësaj kompanie.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Betonierëve të Kosovës, Naim Mahmutaj theksoi se kjo është hera e tretë e shtrenjtimit të çmimit të çimentos brenda këtij viti.

Ai tha se bizneset janë vënë në një pozitë aq të pafavorshme, sa që bëhet i papërballueshëm vazhdimi i aktivitetit të tyre.


“Së fundmi nga fabrika e çimentos Sharr Cem jemi njoftuar për ngritje të sërishme të çmimeve të çimentos për plus 17.81 euro për tonë duke përfshirë TVSH-në, që do të hyjë në fuqi nga sot, 8 gusht 2022. Kjo është ngritja e tretë e çmimit të çimentos brenda këtij viti. Meqenëse nga data 1 janar 2022 deri më sot çmimi i çimentos është ngritur nga 82.01 euro për tonë në 129.80 euro apo 58.27 për qind. Prandaj shqetësimet tona janë: Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos, mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, ngritja në mes të sezonit të punës, ngritja pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër kohor”, theksoi Mahmutaj.

Ai tha se një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro, andaj sipas tij ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos i ka vënë ne pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetin të tyre.

“Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos shkakton probleme në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe të ndërtuesve në realizimin e projekteve dhe kontratave që ne i kemi me klientë dhe bashkëpunëtorë. Planifikimi i bizneseve dhe projektet ndërtimore zgjasin me vite, andaj ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos na ka vënë në pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetit tonë me kushtet dhe çmimet e kontraktuara me klientët tanë. Për të sqaruar, një thes i çimentos në vitin 2019 ka kushtuar 3 euro e 80 centë, ndërsa sot kushton 8 euro. Ndërsa një tonë çimento është po thuajse me çmime të njëjta sikur në perëndim, Gjermani”, tha ai.

Ndërsa, Bujar Avdyli, prodhues i betonit paralajmëroi se ky shtrenjtim do të ndikojë në ngritjen e çmimeve të produkteve të betonit.

“Duke kjo është ngritja e tretë me radhë, për këtë vit, arsyetimet për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe shkaku krizës globale si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, nuk besojmë që qëndron kjo. Por, duhet bëjmë me dije të gjithë qytetarët kjo do të ndikojë në ngritjen e çmimit të produkteve të betonit, banesave, lokaleve afariste, pra do të prekë të gjithë qytetarët”, theksoi Avdyli.

KosovaPress ka kontaktuar edhe zyrtarë të kompanisë Sharr Cem, por që nuk janë prononcuar lidhur me çmimet. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune

Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune

Botë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kalo në kategori