Vrasja e liderit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, është goditja më e madhe që ka përjetuar kjo organizatë terroriste që nga vrasja e Osama bin Ladenit në vitin 2011. Sipas pritshmërive, janë tre kandidatë të mundshëm për kreun e ri të grupit.
Një nga kandidatët më të mundshëm është Said al-Adel, një ish-anëtar i forcave speciale egjiptiane dhe një anëtar i rangut të lartë të organizatës. SHBA ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione rreth tij.
Al-Adel dyshohej për përfshirje në vrasjen e presidentit egjiptian, Anwar Sadat në vitin 1981 dhe u largua nga Egjipti në vitin 1988 për t’iu bashkuar luftës kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan.
Ai mori pjesë në planifikimin e sulmeve ndaj ambasadave amerikane në Nairobi dhe Dar es Salaam dhe krijoi qendra trajnimi në Sudan, Pakistan dhe Afganistan, raporton cnn.
Pas vrasjes së Osama bin Ladenit, ai ishte në krye të udhëheqjes së organizatës derisa u zgjodh një udhëheqës i ri.
Yezid Mebarek, i njohur si Abu Ubaydah Jusuf al-Anabi, ka qenë udhëheqës i Magrebit Islamik që nga viti 2020. Paraardhësi i tij në këtë pozicion u vra nga forcat franceze.
Ai më parë drejtoi operacione mediatike për Al-Qaedan në Magrebin Islamik dhe në vitin 2013 bëri thirrje për sulme ndaj interesave franceze pasi Parisi dërgoi trupa për të shuar një kryengritje në Mali.
Mebarek është 53 vjeçar dhe një veteran i luftës civile në Algjeri. Megjithatë, problemi i tij mund të jetë se organizata që ai drejton aktualisht po humbet terren ndaj grupeve të reja që janë shfaqur në rajonin e Sahelit, si dhe mungesa e karizmës.
Abd Al Rahman Al-Maghrebi është me origjinë marokene, ka studiuar programim softuerësh në Gjermani përpara se të udhëtonte në Afganistan, ku drejtoi krahun mediatik të Al-Qaedas.
Ai është i martuar me vajzën e liderit të vrarë të Al-Qaedas, Zawahiri, dhe dokumentet e zbuluara në vrasjen e Osama bin Ladenit treguan se ai ishte një nga shpresat e organizatës. Ai ka mbajtur edhe postin e menaxherit të përgjithshëm në Afganistan dhe Pakistan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A