LAJMI I FUNDIT:

Kessie zgjedh ‘top 4’ lojtarët më të mirë në secilën pozitë, befason me zgjedhjet e tij

Kessie zgjedh ‘top 4’ lojtarët më të mirë në secilën pozitë, befason me zgjedhjet e tij

Franck Kessie ka zgjedhur formacionin me ‘top 4’ lojtarët më të mirë në secilën pozitë, ndërsa të gjithë janë të pensionuar tashmë dhe vetëm njëri ka të kaluar me Barcelonën.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është transferuar këtë verë te Barcelona si lojtar i lirë, pasi vendosi të mos rinovojë kontratën me Barcelonën.


Kessie ka filluar ta gjej veten tashmë në ambientin e ri, duke luajtur në disa miqësore dhe duke kaluar mirë me bashkëlojtarët e rinj.

Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri
Lexo po ashtu Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri

Ai tashmë ka hyrë në ‘rrjedhat’ e klubit dhe së fundmi ka zgjedhur formacionin me ‘top 4’ lojtarët më të mirë në secilën pozitë, zakon për secilin lojtar që transferohet te Barcelona.

Megjithatë, Kessie ka befasuar të gjithë me zgjedhjet e tij, pasi asnjëri nga ta nuk është lojtar aktual i Barcelonës apo legjendë e klubit, dhe vetëm njëri ka të kaluar me klubin nga Camp Nou.

Të gjithë lojtarët e zgjedhur nga mesfushori 25-vjeçar janë legjenda të kombëtares së tij, Bregut të Fildishtë.

Në portë, Kessie ka zgjedhur Boubacar Barry, i cili ka mbrojtur për shumë vite portën e kombëtares së tij, ndërsa në mbrojtje ka zgjedhur Kolo Touren.

Në mesfushë, 25-vjeçari ka zgjedhur Yaya Toure që ka të kaluar me Barcelonën, teksa në sulm Didier Drogban. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori