LAJMI I FUNDIT:

Mujku: Po refuzohet puna në Kosovë, më mirë po ua qet me ndihma sociale

Mujku: Po refuzohet puna në Kosovë, më mirë po ua qet me ndihma sociale

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vehbi Mujku ka thëne se ka mungesë të informacioneve sa i përket ofertës së Qeverisë për një të punësuar për familje.

“Njerëzit kanë marrë vesh përmes rrugëve që ata që janë me skema sociale do të marrin nga 300 euro për gjashtë muaj derisa qeveria t’ua gjejë një punë”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se Kosova ka krijuar skema të shumta sociale duke krijuar shumë vartës të shtetit.


“Janë rreth 400 mijë banorë me skema të ndryshme sociale. Në një Kosovë të vogël me një milion e 500 mijë banorë, duhet të paguajnë taksa që të mbajnë këta 400 mijë persona të skemave të ndryshme sociale, është diçka e rëndë”.

Azemi: Shumica e punëtorëve që kanë mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar, bizneset do ta kenë vështirë
Lexo po ashtu Azemi: Shumica e punëtorëve që kanë mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar, bizneset do ta kenë vështirë

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Komunën e Prishtinës thotë se zyra e punësimit ofron shumë vende pune apo kurse për aftësim por s’ka të interesuar.

“Vjen me marrë ndihmën sociale një person e qet një thes miell 25 kg në krah, në anën tjetër e merr një pako vaj 25 kg, që bëjnë 50 kg. Një person që mund t’i bartë 50 kg është i aftë për punë. Ka refuzim të madh të punës, i kemi ofru punë deri në 350 euro punë kanë refuzu. Duhet ta disiplinojmë skemën sociale, nuk duhet të refuzohet puna. Le të mësohen të punojnë”, ka deklaruar Mujku.

“Kemi bërë gabime me skemat sociale. Skemat sociale shkojnë nga 70-250 euro. Gjatë pandemisë këto skema janë dyfishuar. Ne e kemi shumë të vështirë ta stimulojmë një familje të punojë për 300 euro, kur ai familjar duke qëndruar në shtëpi i merr 200 euro ndihmë sociale, nuk paguan rrymë, shëndetësi e shumë tatime. Ne kemi krijuar familje dembele”, deklaroi ndër të tjera Mujku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori