Koleksion të pikturave në vlerë prej 4 milionë eurove, veturë Tesla dhe aksione të investuara në kompani ndërkombëtare, kjo është vetëm përbërja e pasurisë e të parit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama, i cili ishte zgjedhur kryetar i kryeqytetit, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka të deklaruar 14.55 milionë euro pasuri të paluajtshme, si pronësi e përbashkët dhe e deklaruesit, shkruan Telegrafi.
I pari i prishtinaseve, thotë se posedon koleksion të mbi 400 pikturave si trashëgimi familjare në vlerë prej 4 milionë eurove. Po ashtu, si pasuri të luajtshme ka veturë Tesla Model X, të blerë në vitin 2017, në vlerë prej 83 mijë e 600 euro.
Ai po ashtu thotë se posedon aksione në kompani të ndërkombëtare në vlerë prej 4.46 milionë euro.
“Në të gjitha bizneset, deklaruesi ka paraqitur kërkesë për pezullim nga pozita e drejtorit, andaj menjëherë kur të përfundohen si proces do t’ia paraqesë Agjencisë në deklarimin e radhës”, thuhet në arsyetimin e deklarimit.
Rama thotë se ka 41,500 euro para të kursyera në emër të tij, kurse 5 mijë euro në emër të bashkëshortes.
Për sa i përket detyrimeve financiare, ai raporton se ka rreth 5.8 milionë euro borxhe ndaj bankave, me arsyetimin blerje të pronave – banesa dhe objekte.
Nga të hyrat vjetore, Rama thotë se merr pagë, qira dhe dividentë. Në emër të pagës, ai raporton se ka marr 1,436 euro, për dy banesa të lëshuara me qira në Londër ka marr 6,193 euro, kurse në emër të dividentës ka marr 7 mijë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë