LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e BE-së për “portin e përbashkët të karikimit” për celularë ka të ngjarë të arrihet më 7 qershor

Marrëveshja e BE-së për “portin e përbashkët të karikimit” për celularë ka të ngjarë të arrihet më 7 qershor

Vendet e BE-së dhe ligjvënësit e BE-së do të bien dakord për një port të përbashkët karikimi për telefonat celularë, tabletët dhe kufjet më 7 qershor.

Kjo pritet të ndodhë kur ata të takohen për të diskutuar një propozim që është kritikuar ashpër nga Apple (AAPL.O), kanë thënë njerëz të njohur me këtë çështje, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Propozimi për një port të vetëm të karikimit celular u prezantua për herë të parë nga Komisioni Evropian më shumë se një dekadë më parë pasi përdoruesit e iPhone dhe Android u ankuan se duhej të përdornin karikues të ndryshëm për telefonat e tyre.

I pari ngarkohet nga një kabllo Lightning ndërsa pajisjet me bazë Android mundësohen duke përdorur USB-C.

Takimi i radhës do të jetë i dyti dhe me gjasë i fundit midis vendeve të BE-së dhe ligjvënësve të BE-së mbi këtë temë, një tregues i një shtytjeje të fortë për të arritur një marrëveshje.

Ligjvënësit e BE-së gjithashtu dëshirojnë të përfshijnë sistemet e karikimit me valë që do të harmonizohen deri në vitin 2025, ndërsa vendet e BE-së dhe Komisioni duan një periudhë më të gjatë, për arsye teknike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Nëse i përdorni këto PIN-a, ndryshojeni menjëherë - hakerat do t'ju grabisin sa qelë e mbyll sytë!

Teknologji
12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

12 milionë të shitura në 12 javë: Kjo videolojë theu rekord

Lojëra
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

OpenAI po e braktis bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor

Teknologji
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Teknologji
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues

Teknologji
Kalo në kategori