Keni dëgjuar për njerëzit që thonë “unë kam mjaftueshëm, nuk më nevojitet më shumë, pse të punoj më shumë, nuk do t’i marrë me vete kur vdes”?
Keni dëgjuar për kompanitë më të mëdha në botë si Nokia, Kodak, Xerox, Yahoo, Polaroid, Blackberry?
Keni dëgjuar për Perandoritë e Babilonit, Egjiptit, Romake, Otomane, Mongole e disa të tjera?
Ato janë shkatërruar për shkak të zonës së rehatisë. Zona e rehatisë:
-
Shkatërron edhe individët dhe ëndrrat e tyre, duke iu shkaktuar ankth;
-
I bën njerëzit të varfër, fillimisht në mendësi, pastaj në angazhim profesional;
-
Është zonë e dembelëve, është armiku i secilit prej jush.
Ironia më e madhe është kur njerëzit tentojnë të qëndrojnë më shumë në rehati, mirëpo jeta do i qoj edhe më shumë në jo rehatinë që kanë pas. Fëmija i vogël shumë më lehtë e ka të qëndroj në zonën e rehatisë së nënës dhe babait sesa i vetëm. Por, është e determinuar të dalë nga aty për tu rritur, zhvilluar, sfiduar, luftuar dhe avancuar sa më shumë aq sa ka frymë. Mirëpo, në një moshë të caktuar fillojnë limitimet “kjo nuk bën, jo, nuk ka nevojë, nuk funksionon” etj.
Nëse ti je në zonë të rehatisë me jetën tënde do të jap shumë arsye të largoj nga ajo, i ke dy zgjidhje: ose të ngrihesh për tu zhvilluar dhe bërë mjeshtër i fatit tënd apo të ia dorëzosh dikujt jetën tënde. Përderisa, njëra rrugë të qon drejtë suksesit, tjetra të qon drejtë vuajtjes / dhimbjes së vazhdueshme.
Cila është zgjidhja jote?
Mendon se Steve Jobs ka ndërtuar Apple nga zona e rehatisë ose Elon Musk kompanitë TESLA dhe SPACE? ose se atletët më të fortë në botë arrijnë suksese të larta të performancës duke fjetur? Majlinda Kelmendi, Dua Lipa, Rita Ora, Messi, Ronaldo gjithë njerëzit e suksesshëm në çfarëdo profesioni në botë, mendon se ashtu e kanë arritur suksesin duke fjetur dhe zvarritur – JO miku im i dashur, JO?
Gjithçka që ne shfrytëzojmë tani duke filluar nga telefonat, makinat, objektet, fabrikat, çka do që shohim, prekim, dëgjojmë, shijojmë, na lehtëson jetën. Janë të ndërtuara nga persona që nuk kanë qëndruar në zonë të rehatisë por kanë punuar ditë e natë për t’i bërë ëndrrat realitet. Atëherë pse je ti duke humbur kohën duke shikuar Netflix koti. Pse ti shkon menjëherë në kafe kur shoku yt i ngushtë të fton për të dalë?
Duhet të jesh i gatshëm të ndjehesh jo rehat, në siklet për të marrë vendime të vështira, të dështosh, të ballafaqohesh me refuzimin, presionin dhe sfidat, sepse janë elemente të domosdoshme që ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin tënd.
Kur njëri është në zonë të rehatisë fillon të merret me punët e të tjerëve, me thashetheme, se punët e veta nuk i përfundon, atëherë fillon ti pengoj dhe shkaktoj telashe edhe atij që punon. Çdokush i ka faj për situatën që ka dhe nuk merr përgjegjësinë e punës mbi vete, kritikon të gjithë të tjerët që janë më të suksesshëm se ai.
View this post on Instagram
Të dashur miq, nëse duam të kemi një jetë dhe standard si në Zvicër, Japoni, Amerikë, apo Gjermani, atëherë duhet të punojmë sikurse ata e jo të punojmë si në Barundi, Tanguzi për të pritur rezultate maksimale si në vendet e lartcekura.
Të nderuar prindër, ju lutem mos i thoni fëmijëve tuaj që të mos angazhohen shumë në punë (kudo që punojnë), siç ndodh zakonisht: “mos u lodh, jo se nuk ja vlen, jo se shefi i ka bo sendet, mos puno se askush s’po punon” e kështu me radhë pa fund, kjo ndodhë për punët në krejt fushat e jetës, në institucione shtetërore, në kompani private bile edhe në kompanitë ku ju jeni pronarë. Aty duhet fëmijët e pronarit të jenë shembull i punës dhe përkushtimit, e jo shembulli i keq për gjithë punonjësit tjerë të mos performojnë. Si pritni angazhim të të tjerëve nëse fëmijët e pronarit nuk angazhohen?! Me fjalët dhe veprat tuaja i ‘sakatoni’ fëmijët tuaj, krijoni dembelë, e dembelia krijon depresion. Kemi shumë raste kur fëmijët i kanë të gjitha të mirat dhe nuk ju lë përshtypje asgjë, përgjegjësinë për këtë e kanë vetëm prindërit.
Largohuni nga zonën e rehatisë – dembelisë – varfërisë, e punoni zhvillohuni personalisht dhe profesionalisht në çfarëdo pune që bëni dhe shijoni të mirat e kësaj bote me rezultatet që i arrini me punën dhe zhvillimin tuaj.
Për të personalizuar trajnimin e KOMPANISË SUAJ kontaktoni në:
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës