LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nevojitet demokratizimi i partive politike, nuk mjafton vetëm i institucioneve

Kurti: Nevojitet demokratizimi i partive politike, nuk mjafton vetëm i institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të mërkurë në takim drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.

Qeveria njofton se në këtë takim është diskutuar për politikat programore të partive politike dhe se Kurti ka thënë se nuk mjafton vetëm demokratizimi i institucioneve shtetërore, por nevojitet edhe demokratizimi i partive politike.

“Ai theksoi stabilitetin institucional dhe qeverisjen demokratike, si rezultat i të cilave Kosova është renditur në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas World Justice Project, është ngritur për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave, sipas Reporterëve pa Kufij”, thuhet në komunikatën për media.


“Me politikat tona në qeverisje kemi dëshmuar që demokracia dhe ekonomia zhvillohen krahas njëra-tjetrës”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka ritheksuar që marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe fillimisht Serbia duhet të pranojë dokumentet e Kosovës.

“Z.Paul McCarthy e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe tha se do ta mirëpriste në vizitën e tij të ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori