LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara e sulmit në Teksas ka lyer trupin me gjak dhe u shtir si e vdekur për të shpëtuar

E mbijetuara e sulmit në Teksas ka lyer trupin me gjak dhe u shtir si e vdekur për të shpëtuar

Kur një nxënëse 11-vjeçare në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, pa shoqen e saj të qëllohej për vdekje para saj brenda klasës së katërt të martën, ajo ka lyrë trupin me gjakun e saj për ta bindur të armatosurin se edhe ajo kishte vdekur.

“Kunata ime tha se ajo pa shoqen e saj plot gjak, dhe mori gjakun dhe e vuri mbi trupin e saj”, tha Blanca Rivera për mbesën e saj, Miah Cerrillo, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, para se ajo të shtirej si e vdekur, vajza e zgjuar arriti ta rrëmbejë telefonin e mësueses së saj të vdekur dhe ta telefonojë emergjencën për ndihmë.

Miah Cerrillo (djathtas)

Miah i mbijetoi një prej të shtënave masive më të këqija në shkollë në historinë e SHBA-së, por familja e saj thotë se situata e ka lënë të traumatizuar.

Ndryshe, sulmi i së martës në shkollën fillore të Teksasit ka lënë të vdekur 21 persona, në mesin e tyre, 19 nxënës dhe dy mësuese.

Personi që kreu sulmin, Salvador Ramos, 18-vjeçar, mbeti gjithashtu i vdekur pasi u qëllua nga policia. /Telegrafi/

Blanca Rivera

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë - mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Amerika Latine
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori