Bislimi: Jemi afër finalizimit të marrëveshjes me Serbinë për çështjen e energjisë në veri të vendit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar lidhur me takimet e tij në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, Bislimi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër finalizimit të marrëveshjes për çështjen e energjisë në veri të vendit.
“Ne kemi prezantuar një udhërrëfyes sesi duhet të vijmë deri te normalizimi i situatës me furnizim në veri, për këtë janë paraparë 105 ditë dhe jemi afër finalizimit të kësaj marrëveshje”, ka thënë Bislimi.
Ai nuk ka dashur të shpalos detaje para deputetëve për siç u shpreh “ të mos rrezikohet asgjë në moment të fundit”, raporton Telegrafi.
“Kisha dashtë që mos me fol për detajet e marrëveshjes që të mos rrezikohet asgjë në moment të fundit, por jemi në rrugë të mirë që më në fund veriu i Kosovës të futet në sistem normal të furnizimit, faturimit dhe pagesave të faturave të energjisë”, u shpreh Bislimi.
Për çështjen e targave, zëvendëskryeministri tha se nuk ka pasur marrëveshje si rezultat i mosgatishmërisë së palës serbe.
“Për çështjen e targave, nuk ka marrëveshje me Serbinë për shkak që nuk ka pasur gatishmëri për palën serbe për këtë çështje”, tha Bislimi.
Bislimi tha se këto dy tema janë trajtuar këto muaj për shkak se në njëfarë forme kanë qenë detyrim për dy arsye.
“E para sepse marrëveshja e targave ka pasur një afat skadimi, dhe e dyta tema e energjisë për shkak që edhe pas marrëveshjes së vitit 2015 nuk kemi arrit që veriun ta fusim në sistem normal të faturimit dhe pagesave të energjisë elektrike”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri shtoi se e kanë menduar se përparimi në këto dy tema mund të qoj sinjal te qytetarët se në dialog mund të arrihen dakordime që kanë benefit të drejtpërdrejt te qytetarët, dhe se gjithashtu ka qenë si parakusht për të krijuar një atmosferë të përshtatshme për fillimin e negociatave për marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes dy liderëve të shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova