Përmes një komunikate për media organizatorët e mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë”, kanë njoftuar se gjatë kësaj mbrëmje janë mbledhur 23,000 mijë franga zvicerane.
Këto mjete sipas tyre janë mbledhur me qëllimin e ngritjes së fondeve të cilat do të destinohen për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Në këtë mbrëmje bamirëse e cila u shoqërua me darkë dhe muzikë nga bendi i njohur nga Kosova “Don’t listen to your neighbors”, ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga fusha e shëndetësisë, artit dhe përfaqësues të kompanive dhe bizneseve të ndryshme shqiptare të cilët dhanë kontributin e tyre duke dhuruar fonde për të ndihmuar dhe mbështetur programet e AMC-së.
Drejtori Ekzekutiv i AMC-së Vlorian Molliqaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe foli për rolin e mërgatës në ndryshime rrënjësore përmes filantropisë, duke u fokusuar në sistemin shëndetësor në vend. “Ne në AMC besojmë që duhet zgjidhur problemin në rrënjë. Ne besojmë që duhet ta forcojmë sistemin shëndetësor. Sepse me një sistem shëndetësor ku nuk mungojnë pajisjet mjekësore e barnat esenciale, e ku kapacitetet e punonjësve shëndetësor ngritën vazhdimisht, do të mund të trajtohet secili fëmijë e secila grua. Pavarësisht kushteve ekonomike e sociale. Pavarësisht se a jeton në fshat apo ne qytet.” u shpreh Molliqaj në fjalën e tij.
Prof. Dr. Omer Dzemali, në një fjalim rasti foli për angazhimin e AMC-së duke çmuar lartë punën e palodhshme dhe duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni i AMC-së.
Ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” edicioni i 4-të, e cila u mbajt në qytetin e bukur të Cyrihut, nuk do të ishte e mundur pa sponzorët të cilët na mbështetën për realizimin e kësaj ngjarje: Lika Group Ag – Sponzor i artë, Sëiss Management – Sponzor i Artë, Neumarktpraxis – Sponzor i Bronztë, Reci IT Solution – Sponzor i Bronztë, Aeg Montage – Sponzor i Bronztë, Rromir Imami (rrimphoto) Sponzor i Argjendtë, Milky Ëay Creative – Sponzori Arg, Aubrey Restaurant – Sponzor i Bronztë, Eurokoha Sponzor i Bronztë, si dhe plartforma shqiptare në Zvicër Albinfo.ch të cilët na mbështetën si Sponzor Medial.
Pjesë e ngjarjes bamirëse ishte edhe një ankand i qetë me punime të dhuruara nga artistët shqiptarë si: aksesorë nga Arlinda Zylalli, Rromir Imami (rrimphoto), punime argjile nga Dhe by Granita, aksesorë nga Luan Kotori, aksesorë nga Adelina Veseli, dhe fustana nga dizajnerët Fjolla Nila, Valdrin Sahiti dhe Blerina Kllokoqi Rugova.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni I AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025