Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.
Mirëpo për të përfituar këto mjete ekzistojnë disa kritere që duhet plotësuar.
Ata që kanë pagë më të lartë se 1000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.
Megjithatë, nëse ju jeni punësuar në muajin mars dhe jeni të deklaruar në muajt mars, prill dhe maj, atëherë ju mund të aplikoni tani dhe të përfitoni nga mbështetja në muajin qershor.
Ministria e Financave ka publikuar një listë prej pyetjeve më të shpeshta dhe përgjigjet nën to që lidhen me mënyrat e përfitimit të këtyre 100 eurove.
Pyetje të bëra shpesh lidhur me shtesën 100 euro për punëtorë
?Unë marr pagë mujore 1,000 euro në muaj, a kualifikohem për mbështetjen financiare prej 100 euro?
?Të gjithë punëtorët të cilët marrin pagë primare deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për përfitim nga mbështetja financiare
?Shtesa prej 100 euro, a është neto apo bruto?
?Shtesa është subvencion, andaj paguhet neto në vlerë prej 100 euro.
?Jam e punësuar në Ndërmarrjen Publike KEK, a kam të drejtë aplikimi?
?Po, punëtorët e ndërmarrjeve publike të cilët marrin pagë deri në 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së sipas vegëzës në vijim https://apps.atk-ks.org/Subvencionim.
?Unë jam punësuar në muajin mars, a më takon mbështetja financiare?
?Kriter për mbështetje financiare është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në muajin shkurt 2022. Megjithatë, nëse ju jeni punësuar në muajin mars dhe jeni të deklaruar në muajt mars, prill dhe maj, atëherë ju mund të aplikoni tani dhe të përfitoni nga mbështetja në muajin qershor.
?Deri kur është e hapur forma e aplikimit për mbështetje financiare për sektorin privat?
?Aplikimi për mbështetje do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.
?Jam e punësuar në një Organizatë Jo-Qeveritare, a kam të drejtë aplikimi?
?Po, të gjithë punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit, dhe paga e tyre nuk e kalon vlerën prej 1,000 euro bruto mund të aplikojnë për mbështetje në formularin e ATK-së.
?A duhet të aplikoj për përfitim nga masa mbështetëse unë si i punësuar, apo punëdhënësi im?
?Aplikimi për mbështetje financiare duhet të bëhet nga punëmarrësi.
?A mund të aplikoj për mbështetje si i vetëpunësuar?
? Nëse jeni i vetëpunësuar dhe keni paguar tatim më shumë se 0 euro e më pak se 3,000 euro në periudhën janar – mars 2022, atëherë ju kualifikoheni për mbështetje.
? Si i vetëpunësuar, a duhet të jap të dhënat e llogarisë personale apo llogarisë së biznesit?
? Të dhënat në formën e aplikimit duhet të jenë të llogarisë bankare personale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj