Gjashtë të hëna radhazi në Kosovë, duke filluar nga 11 prilli deri më 9 maj, janë ditë pushimi, në bazë të Ligjit për festa zyrtare.
Të shtunën, më 9 prill, u shënua Dita e Kushtetutës së Kosovës, por ditë pushimi është sot – e hënë.
Të dielën, më 17 prill, festohen Pashkët Katolike, ndërsa pushohet të hënën.
Të dielën, më 24 prill, janë Pashkët Ortodokse – e hëna pasuese është ditë pushimi.
Të dielën, më 1 maj, është Dita Ndërkombëtare e Punës; të hënën, më 2 maj, është ditë pushimi.
Të hënën, më 2 maj, është edhe dita e parë e Bajramit të Madh, ndërsa për të pushim është edhe më 3 maj.
Të hënën, më 9 maj, është po ashtu pushim, pasi shënohet Dita e Evropës.
Në bazë të ligjit, “kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi janë ditët pasardhëse të punës – dita e hënë”.
Ligji për festat zyrtare në Kosovë, i miratuar në vitin 2008, mbulon 11 festa dhe respektohet nga institucionet publike, por jo edhe të gjitha bizneset e sektorit privat.
Disa qytetarë, të anketuar në Prishtinë, thonë se ky ligj duhet ndryshuar në atë mënyrë që të ndalojë praktika e bartjes së festave nga fundjava në ditë pune.
Isak Reka, pronar i një lokali ushqimor në kryeqytet, thotë se sektori privat nuk i bart festat. Ai thotë se as vetë dhe as punëtorët e tij nuk pushojnë në të gjitha festat.
“Ne [në sektorin privat] nuk i lidhim festat, punohet vazhdimisht. Nuk ke llogari të pushosh se ka shumë festa. Përse duhet të festohet në Kosovë Dita e Evropës?”, thotë Reka.
Ngjashëm mendon edhe Zade Kamberi, infermiere në Klinikën e Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo thotë se nga bartja e festave në ditë pune, më së shumti do ta pësojnë nxënësit.
“Shumë ka festa. Unë punoj, por nuk ka nevojë për të gjitha këto ditë pushimi. Në klinikë ka kujdestari dhe nuk ka pengesa. Por, çka ndodh me fëmijët? Gjashtë të hëna! Nuk do të kenë lëndë me orar të ditës së hënë”, thotë Kamberi.
Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, përkatësisht heqjen e disa festave zyrtare dhe ndalimin e bartjes së festave nga fundjava në ditë pune, e kanë kërkuar disa herë edhe deputetë të partive më të mëdha politike në Kuvendin e Kosovës, por, deri më tash, pa sukses.
Ligji ka hyrë në proces të ndryshimit dhe ka kaluar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, por të vetmin ndryshim që përmban është përfshirja edhe e një feste tjetër: Ditës së komunitetit egjiptian, që shënohet më 24 qershor.
Kërkesa për këtë festë është bërë para dy vjetësh, në atë kohë nga deputeti i komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, tani ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nga radhët e partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje – thotë se kur projektligji të arrijë për shqyrtim në Kuvend, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të kërkojë që me një amendament të veçantë, të ndalohet bartja e festave dhe të largohet 9 Maji – Dita e Evropës – nga lista e festave zyrtare.
Më 9 maj, gati në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian është ditë pune.
Ramadani thotë se ndryshimet në Ligjin e festave zyrtare janë bllokuar për çështje politike.
Kushtetuta e Kosovës e cilëson këtë ligj me interes vital. Dhe, për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve me interes vital nevojiten dy të tretat e votave të Kuvendit, që ka 120 deputetë, si dhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve joshumicë.
“Në Komisionin [për Administratë Publike] ka kaluar, Komisioni e ka përcjellë për në Kuvend, por në seancë nuk mund të trajtohet, nëse nuk marrin pjesë deputetët nga komuniteti serb. Sa herë që ky ligj ka qenë në rend dite, deputetët e komunitetit serb nuk kanë marrë pjesë”, thotë Ramadani dhe shton se nuk i di arsyet e tyre.
REL nuk ka arritur të bie në kontakt me deputetët serbë.
Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës thonë se do të mbështesin çdo iniciativë për ndalimin e bartjes së festave.
“Sa i përket çështjes së ngritur për ndryshimin e dispozitës, e cila aktualisht përcakton që të ketë ditë pushimi edhe atëherë kur festa zyrtare bie gjatë ditës së fundjavës, ne si Qeveri e mbështesim në parim ndryshimin e kësaj dispozite”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Ligji për festat zyrtare në Kosovë kritikohet edhe nga shoqëria civile.
Albana Rexha, nga Instituti Demokraci Plus, e konsideron të domosdoshëm ndryshimin e nenit katër, i cili parasheh bartjen e festave nga fundjava në ditë pune.
“…kurse në datën 9 maj sugjerojmë që të mos ketë ditë pushimi”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Më herët, edhe Oda e Afarizmit e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që me urgjencë ta ndryshojë dhe plotësojë Ligjin për festat zyrtare, duke thënë se bartja e festave nga fundjava në ditë pune, “e dëmton vendin në aspektin financiar”.
Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj, janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse.
Përveç këtyre festave, ligj përcakton edhe tetë ditë memoriale, por për to nuk ka pushim.
Ngjashëm si Kosova, edhe Shqipëria, e cila ka 14 festa zyrtare, i shtyn ato në ditë pune, nëse bien të shtunën ose të dielën.
Festat barten edhe në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, kurse në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut ato barten të hënën vetëm nëse bien të dielën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje