LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Ulpiana përballen në Gjilan, Ballkani synon të rikthehet te fitoret

Prishtina dhe Ulpiana përballen në Gjilan, Ballkani synon të rikthehet te fitoret

Java e 25-të në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të.


Prishtina e cila mori fitoren e parë në pranverë duke mposhtur Feronikelin, e pret një përballje e vështirë këtë javë.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me Ulpianën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kryeqytetasit kanë marrë katër pikë nga dy përballjet me lipjanasit këtë edicion, teksa në Gjilan dy ekipet duan të marrin pikë për t’i arritur objektivat.

Delegohen gjyqtarët e xhiros së 25-të të Superligës, Gramos Shala në derbin Gjilani-Llapi
Lexo po ashtu Delegohen gjyqtarët e xhiros së 25-të të Superligës, Gramos Shala në derbin Gjilani-Llapi

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Lideri aktual i kampionatit pas humbjes nga Malisheva pritet të rikthehet te fitoret përballë Niklit.

Të dyja takimet e ditës së sotme pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori