LAJMI I FUNDIT:

Rubla ruse zhvlerësohet në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit

Rubla ruse zhvlerësohet në një nivel të ri rekord kundrejt dollarit

Valuta ruse është zhvlerësuar edhe më tej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivele të ulëta rekord.

Aktualisht një dollar amerikan po tregtohet me 155 rubla, përcjell Telegrafi.

Përpara se të fillonte agresioni ushtarak rus në Ukrainë, kjo valutë ishte midis 70 dhe 80 rubla për dollar.


Rubla ruse ka humbur 90 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vendosjes së forcave ushtarake në kufi të Ukrainës.

Kjo valutë ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe Kremlini vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia. /Telegrafi/