LAJMI I FUNDIT:

Interi nderon katër legjenda me çmimin ‘Hall of Fame’

Interi nderon katër legjenda me çmimin ‘Hall of Fame’

Janë shtuar emrat e legjendave në Hall of Fame të Interit.

Gjiganti italian ka nderuar me këtë çmim edhe katër ish-futbollistë të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut të madh gjatë kohës sa kanë bartur fanellën zikaltër.

Marco Materazzi, Wesley Sneijder, Samuel Eto’o dhe Gianluca Pagluica janë rikthyer në Giuseppe Meazza dhe kanë marrë çmimin e madh.


Të katër ish-lojtarët e Interit janë bërë pjesë e ‘Hall of Fame’ dhe ky çmim i është ndarë atyre pak minuta para fillimit të sfidës me Salernitanën.

Portieri italian Gianluca Pagliuca qëndroi për pesë vite në Inter ku zhvilloi 234 ndeshje dhe kishte fituar Kupën e UEFA-s në edicionin 1997-98.

Ndërkohë Marco Materazzi ishte pjesë e Interit për plot 10 vite, duke zhvilluar 276 ndeshje dhe duke fituar shumë trofe, përfshirë pesë kampionate italiane, katër Kupa të Italisë, katër Superkupa të Italisë, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Botërorin e klubeve.

Wesley Sneijder qëndroi në Inter për katër sezone nga 2009 deri në 2013 duke zhvilluar 116 ndeshje, derisa Samuel Eto`’o për dy vite nga 2009 në 2011 duke zhvilluar 102 takime e duke shënuar 53 gola.

Sneijder e Eto’o ishin ndër më meritorët për ‘tripletën’ që Interi e fitoi në edicionin 2019/10. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Përfaqësuesja e Kosovës
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Premier League
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori