LAJMI I FUNDIT:

Publikohet animacioni 3D – si e vrau Alec Baldwin aksidentalisht kinematografen gjatë xhirimeve të filmit “Rust”

Publikohet animacioni 3D – si e vrau Alec Baldwin aksidentalisht kinematografen gjatë xhirimeve të filmit “Rust”

Familja e Halyna Hutchins, kinematografes që u qëllua për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’, ka rikrijuar momentin e goditjes fatale në një video 10-minutëshe të realizuar në animacion 3D, e cila pasqyron mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas avokatëve, “sjellja e pamatur dhe ulja e kostove për realizimin e filmit” shkaktuan aksidentin fatal të kinematografes më 21 tetor 2021, shkruan Marca.


“Z.Baldwin ishte personi që mbante armën…po të mos kishte qëlluar, ajo nuk do të vritej”, tha avokati i familjes të së ndjerës në një konferencë shtypi.

“Ka shumë njerëz fajtorë, por zoti Baldwin ishte personi që mbante armën… nëse ai nuk do të kishte qëlluar, ajo nuk do të kishte vdekur”, tha avokati Brian Panish, i cili edhe lajmëroi padinë e ngritur nga familja e të ndjerës për aktorin.

Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që e vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve të "Rust"
Lexo po ashtu Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që e vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve të "Rust"

Videoja 3D tregon se si Alec Baldwin përdor një plumb të vërtetë dhe jo një municion fals dhe sesi gjuajtja e tij me një revole godet kinematografen Halyna Hutchins në gjoks.

Pamje nga xhirimet e filmit “Rust” (Foto: Jae C. Hong/Associated Press)

Disa orë pasi djali dhe burri i Halyna Hutchins ngritën padi kundër Alec Baldwinit në New Mexico, aktori postoi mesazhin “gjithçka do të jetë mirë” në Instagram.

Alec Baldwin shpjegoi në dhjetor të vitit 2021 në një intervistë për ‘ABC News’ se ai “kurrë nuk e tërhoqi këmbëzën” dhe se ai ndoqi udhëzimet e vetë Halyna Hutchins.

Ai tha: “Unë jam në këtë biznes për 40 vjet dhe kur dikush ju jep një armë të ftohtë, kjo do të thotë se municioni në të nuk është i vërtetë. Nëse nuk do të kishte fishekë të vërtetë, ne nuk do të flisnim në lidhje me këtë aksident. Ajo që dua të zbuloj është se kush e ka futur një plumb të vërtetë në armë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori