LAJMI I FUNDIT:

Ramsey rikthehet në radarin e Wolves

Ramsey rikthehet në radarin e Wolves

Wolverhampton Wanderers ende nuk e kanë përfunduar afatin kalimtar të janarit dhe po shpresojnë që të bëjnë edhe disa prurje të reja.

Sipas asaj që raporton Calciomrcato, klubi nga Liga Premier po synon që të transferojë Aaron Ramseyn nga Juventusi.


Mesfushori uellsian nuk është në planet e Zonjës së Vjetër dhe janë të gatshëm ta largojnë atë qysh në këtë afat kalimtar.

Ramsey është njëri ndër lojtarët me pagën më të lartë në skuadër, andaj Juventusi synon që sa më parë të ndodhë largimi i tij.

Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute
Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit: Të gjitha ato që ndodhën minutë pas minute

Ai po ashtu ka zgjuar interesimin edhe të Burnleyt e Crystal Palaces, derisa Liga Premier për të nuk është e panjohur.

Mesfushori ka kaluar një kohë të gjatë duke luajtur për Arsenalin dhe një rikthim në Angli do t’i bënte mirë edhe Ramseyt. /Telegrafi/