LAJMI I FUNDIT:

Roma gjen mbrojtës në Austri, gati oferta për danezin Kristensen

Roma gjen mbrojtës në Austri, gati oferta për danezin Kristensen

Vitin e kaluar i kishin katër mbrojtës të djathtë, derisa këtë edicion në atë pozitë po luan vetëm Rick Karsdorp.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho shpesh herë e ka përmendur nëpër deklaratat e tij se ka nevojë për një zëvendësues për holandezin i cili po luan në çdo ndeshje.


E dëshirën e Mourinhos për afrimin e një mbrojtësi të djathtë do t’ia plotësojë klubi, pasi janë në bisedime me RB Salzburg për danezin Rasmus Kristensen.

24-vjeçari është duke zhvilluar një formë fantastike, ku në 26 ndeshje ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka pasur biseda me drejtuesit e klubit austriak dhe transferimi i Kristensen në Olimpico pritet të bëhet gjatë janarit.

Roma do të shpenzojë rreth 13 milionë euro për transferimin e reprezentuesit danez në radhët e veta i cili do të konkurrojë me Rick Karsdorp për një pozitë titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Telegrafi/