LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi ftoi Kosovën t’i bashkohet “Open Balkan”, Qeveria e Kosovës vë në dyshim figurën e tij

Varhelyi ftoi Kosovën t’i bashkohet “Open Balkan”, Qeveria e Kosovës vë në dyshim figurën e tij
Jeton Zylfaj, Oliver Verhejli

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti thotë se raportet e zotit Varhejli dalin gjithmonë pozitive për Serbinë.

Në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuqiç dhe kryeministri maqedon Zoran Zaev zhvilluan sot takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”.

Në takimin e fundit të Nismës “Ballkani i Hapur” mori pjesë me një fjalë online edhe komisioneri Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim të tre politikanëve Rama, Vuçiç dhe Zaev dhe ftoi vendet e tjera të rajonit të përfshihen në nismën e tyre.


Komisioneri Varhejli theksoi se me nismën e tyre e kanë kuptuar rëndësinë e integrimit rajonal dhe kjo nismë mund të përshpejtojë integrimin ekonomik të rajonit me BE. Komisioneri Varhejli tha se kjo nismë është një tregon se rajoni është gati për integrimin dhe po e bën këtë.

“Mund të më përfshini si mbështetës për Ballkanin e Hapur. Ne mendojmë se çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe të BE-së. Ftoj edhe 3 partnerët e tjerë të bashkohen në këtë nismë, e cila shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien dhe mund të ndryshojë realitetet në terren” – tha Varhejli.

Jeton Zulfaj, këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, tha në RTV Dukagjini se Bashkimi Evropian disa herë e ka refuzuar iniciativën “Ballkani i Hapur” pasi ajo rivalizon iniciativën për bashkëpunim rajonal që tashmë ekziston.

“Jemi në një situatë kur Serbia vazhdimisht ka regres në demokraci derisa raportet e zotit Varhejli dalin gjithmonë pozitive. Zoti Varhejli është komisioner por nuk e di a përfaqëson shumicën e mendimeve të vendeve të BE-së e sidomos Gjermanisë që është udhëheqëse e Procesit të Berlinit. Unë mendoj se jo”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zulfaj thotë se askush nga gjermania nuk ka pranuar të komentoj iniciativën e Open Balkan.

“Kjo iniciativë i bënë rivalitet tregut të përbashkët rajonal që janë gjashtë vende të Ballkanit e që është nën rregullat e BE-së.

Ai thotë se Kosova mbrohet aty ku funksionojnë rregullat e Bashkimit Evropian e jo në iniciativa të filluara nga Vuçiqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori