Suplementi që do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë më shpejt në rast ftohje
Hundë e bllokuar, dhimbje fyti, një kollë e pandërprerë – tani që sezoni i të ftohtit dhe gripit është këtu, këto simptoma bezdisëse mund të bëhen shumë të njohura.
Por sipas një studimi të ri, mund ta largosh sëmundjen duke marrë suplemente zinku.
Zinku është një përbërës thelbësor për të cilin trupi ynë ka nevojë, por nuk e prodhon, kështu që ne e marrim pjesën më të madhe të tij përmes dietës sonë.
Minerali rrit sistemin tonë imunitar, redukton inflamacionin, menaxhon sheqerin në gjak dhe promovon një zemër dhe enët e gjakut të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta përfshini atë në dietën tuaj, dhe një studim i ri i publikuar në BMJ Open thotë se mund të ndihmojë në uljen e kohës që jeni të sëmurë.
Ndërsa studimi nuk ka një sasi definitive të zinkut që duhet të merrni, në përgjithësi, sasia e rekomanduar ditore e zinkut është 8 miligram për gratë. Për këtë studim, studiuesit shikuan 28 prova klinike që përfshinin 5,446 të rritur për të parë se si minerali ndikon në infeksionin e frymëmarrjes. Gjetjet japin disa shembuj se si mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve të frymëmarrjes dhe atyre simptomave të bezdisshme.
Si mund t’ju ndihmojë zinku të ndiheni më mirë
25 nga sprovat treguan se pikat e zinkut për kollën dhe spërkatjet e hundës parandaluan pesë infeksione të traktit respirator në 100 njerëz në muaj. Në tre prova, këto parandaluan gjithashtu zhvillimin e simptomave më të rënda si ethet.
Mesatarisht, marrja e suplementeve të zinkut ndihmoi në eliminimin e simptomave deri në dy ditë më parë. Studimi thotë se zinku nuk lidhej me lehtësimin me ashpërsinë e simptomave ditore në përgjithësi, por pati një ulje të ndjeshme të ashpërsisë në ditën e tretë.
Nuk u raportuan efekte anësore serioze të marrjes së zinkut, megjithëse të përzierat dhe acarimi i hundës kishin 40 për qind më shumë gjasa. Megjithatë, studimi nuk kishte një përgjigje të qartë mbi mënyrën më të mirë për të konsumuar zinkun – ose dozën më efektive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?