LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Koeman – Barcelona ka në tryezë zëvendësimet e mundshme nëse e shkarkojnë holandezin

Largimi i Koeman – Barcelona ka në tryezë zëvendësimet e mundshme nëse e shkarkojnë holandezin
Trajnerët e mundshëm të Barcelonës (Foto: Sport)

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës.

Trajneri holandez ka qenë në tension tash e sa kohë, ndërsa marrëdhënia e tij mbetet e tensionuar me presidentin joan Laporta dhe po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.


Presidenti i klubit ka lëshuar një mesazh tjetër duke kërkuar durim nga tifozët e klubit, por pa përmendur trajnerin e ekipit të parë, i cili duket se i ka orët e numëruara.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë për ta rregulluar “, kishte thënë Laporta në mesazhin e sotëm.

Kandidatët e parë

Sipas gazetës katalunase Sport, në krye të listës dhe ai që pëlqehet më shumë është Roberto Martínez.

Por ai është në mes të një projekti me Belgjikën.

Padyshim që emri i Xavit vazhdon të mbetet në tryezë. Por edhe ky është me punë te Al-Sadd dhe atë në mes të sezonit, por është një opsion i hapur.

Jordi Cruyff duket i komplikuar. Drejtor i skautizmit dhe këshilltarit sportiv, e ka hedhur poshtë veten për këtë pozicion (i cili do t’i ishte ofruar atij nga vetë Laporta), kështu që bindja e tij duket e pandryshuar.

Ka edhe opsione italiane  

Në tryezë janë edhe dy opsione italiane. Antonio Conte është në krye dhe ngritja e Interit drejt titullit ka bërë që ai të jetë trajner i dëshmuar ndërkombëtarisht.

Por stili i tij është larg ideologjisë së skuadrës që prodhon Barcelona.

Pastaj është Andrea Pirlo, aventura e parë e të cilit në stol me ‘Zonjën e Vjetër” nuk shkoi si duhet.

Ai të ishte një opsion më i lirë se Conte, por papërvoja e tij i heq shumë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori