LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand thotë se do t’i kishte thënë Cristiano Ronaldos që të “ulet”, nëse do të ishte trajner i Unitedit

Rio Ferdinand thotë se do t’i kishte thënë Cristiano Ronaldos që të “ulet”, nëse do të ishte trajner i Unitedit

Rio Ferdinand thotë se do t’i kishte thënë Cristiano Ronaldos që të “ulej” kur sulmuesi i Manchester United filloi të bëhej i zëshëm në vijën e fushës gjatë humbjes së Ligës së Kampionëve ndaj Young Boys të martën në mbrëmje.

Në pjesën e dytë të përplasjes së tyre në Grupin F – menjëherë pasi portugezi u zëvendësua nga Jesse Lingard – pesë herë fituesi i Topit të Artë u fotografua duke dhënë instruksione ndaj lojtarëve të United së bashku me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe shokun e skuadrës Bruno Fernandes.

Ishte një skenë që solli shumë diskutime pas vërshëllimës së fundit, përfshirë komentet nga ekspertët e BT Sport, Peter Crouch dhe Rio Ferdinand, të cilët thanë: “Nëse jam trajner, duhet të jem i sinqertë, unë “i them të ulet”.


Ronaldo reagon për humbjen e Unitedit qysh në startin e edicionit të ri në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Ronaldo reagon për humbjen e Unitedit qysh në startin e edicionit të ri në Ligën e Kampionëve

Crouch u pajtua me kolegun Ferdinand, megjithëse ai pranoi se mund të jetë e vështirë t’i thuash Ronaldos ndryshe. “Nëse jam ulur edhe në bankën rezervë, i them që të ulet”, deklaroi ish -sulmuesi i Spurs. “Por, ai është Cristiano, ne do ta lëmë atë ta bëjë atë”.

Ferdinand më vonë mbrojti ish-shokun e tij të Manchester Unitedit.

“Nëse kjo do të thotë që ai duhet të shkojë atje dhe të qëndrojë pranë trajnerit, duke bërtitur udhëzime etj. Kështu qoftë”.

"Nuk ka mbaruar ende" - mesazhi që Ferdinand e pranoi nga Ronaldo derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë
Lexo po ashtu "Nuk ka mbaruar ende" - mesazhi që Ferdinand e pranoi nga Ronaldo derisa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë

“Kur është dikush me qëndrimin dhe fizikun e tij në lojë, si mund të debatoni me të?”.

Ishte një natë e vështirë për Ole Gunnar Solskjaer dhe ekipin e tij. Pavarësisht avancimit 1-0 të golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 13-të , mbrojtësi i United, Aaron Wan-Bissaka u ndëshkuar me karton të kuq.

Unitedi më pas nuk arriti të mbajë epërsinë, duke pranuar dy gola, dhe kështu humbi shansin për të fituar tre pikët e para në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos

La Liga
Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

Oferta e Juventusit e nis Man Unitedin në aksion për Araujon - Barcelona ia cakton çmimin final mbrojtësit

La Liga
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick

La Liga
Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta

Premier League
Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale

Ligat tjera
Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

Tri arsyet pse Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Marcus Rashford

La Liga
Kalo në kategori