LAJMI I FUNDIT:

Prizrenasit kualifikohen në finalen e madhe, mposhtin Pejën

Prizrenasit kualifikohen në finalen e madhe, mposhtin Pejën

Prizreni 16 është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi ka mundur Pejën me shifrat 96:85 (21:22, 26:15, 25:17, 24:31).

Ndeshjen më mirë e filluan pejanët, duke krijuar epërsi prej 10:20, ku 11 pikë i shënoi Dardan Berisha, megjithatë, prizrenasit rikthehen shumë shpejt duke ngushtuar shifrat në 21:22, sa përfundoi çereku i parë.


Skuadra nga Prizreni vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku arriti epërsi deri në dhjetë pikë, 45:35, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 47:37.

Basketbollistët nga Prizreni e thelluan edhe më shumë epërsinë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 70:50, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 72:54.

Në 10 minutat e fundit, pejanët u munduan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prizreni 16 triumfoi me shifrat 96:85.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e nëntë asistime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.

Prizreni 16 në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Trepça, që zhvillohet nga ora 19:00.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori