LAJMI I FUNDIT:

Pritjet në Merdar mbi 2 orë, te Dheu i Bardhë e Jarinje më pak kolona

Pritjet në Merdar mbi 2 orë, te Dheu i Bardhë e Jarinje më pak kolona
Foto: Ilustrim

Mërgimtarët po vazhdojnë rrugën e kthimit, nëpër vendet e perëndimit, pas disa javësh pushime që i kaluan në Kosovë.

Kjo po vërehet edhe nga pritjet në kufi, ku sot në Merdar kolona ka arritur deri në mbi 1 mijë metra, e pritjet shkojnë deri në dy orë e gjysmë.

Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.


Po ashtu, kolona ka edhe në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë ku rreth orës 10:30, pritja ishte rreth një orë.

Ndërsa në Jarinje pritja është rreth gjysmë ore, pikat e tjera kufitare nuk kanë kolona, duke bërë kështu që pritjet për të kaluar kufirin të jenë 5 deri 10 minuta.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të jenë në fuqi deri më 1 shtator.

Sipas vendimit të Qeverisë, janë paraparë edhe masa në hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Kosovë, të cilat i gjeni më poshtë:

– Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

– Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

– Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

– Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

– Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

– Personat që kanë certifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

– Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes;

– Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.

Ndërkaq, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, për dokumentacionin që kërkohet në aeroport dhe procedurat shtesë do të hyjnë në fuqi që nga data 23 gusht 2021.

Në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës thuhet se nga data 23 gusht të gjithë udhëtarët duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit.

“Të gjithë udhëtarët duhet të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë deri në kohën e fluturimit, apo antigjen test negativ jo më të vjetër se 48 orë deri në kohën e fluturimit, ose kartën e vaksinimit për 2 doza vaksinash. Vaksinat duhet të jenë vaksina të pranuara nga BE dhe duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Për ndryshime nga këto rregulla ju lusim që të kontrolloni kërkesat e vendit/destinacionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/