LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se versioni përfundimtar i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është bërë në bashkëpunim me amerikanët.

Sejdiu, në një rrëfim për Pressing ka thënë se ai, ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, ishin të përfshirë në formulimin e deklaratës, mirëpo sipas tij, rol më të madh kanë pasur edhe ndërkombëtarët.

“Është një tekst për të cilin më shumë kanë punuar ndërkombëtarët. Pjesën finale e kemi punuar bashkë. Kemi qenë tre veta, unë, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri dhe këshilltari im, Skenderi në atë kohë”, ka thënë ai.


Sipas Sejdiut, ka pasur versione të ndryshme nga funksionarë të asaj kohe, por në fund është bërë versioni përfundimtar në zyrën e misionit amerikan në Kosovë.

“Ka pas versione të ndryshme. Jakupi për shembull e ka pasur një version të vetin, dikush tjetër të vetin. Versioni i fundit është bërë në zyrën e misionit amerikan”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkaq, Sejdiu ka shtuar se deklarata është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit dhe jo nga Hashim Thaçi, i cili ishte kryeministër në atë kohë.

“Ajo ka qenë çështje e parlamentit. As unë as kryeministri s’kemi qenë deputet”, ka thënë Sejdiu.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori