LAJMI I FUNDIT:

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të testohen çdo javë për COVID-19, të mbajnë distancë fizike dhe në përgjithësi të mos udhëtojnë për punë. Kontraktorët federalë mund të përballen me kufizime të ngjashme. Presidenti tha gjithashtu se edhe ushtria amerikane së shpejti mund të kërkojë vaksinime.

“Përdorimi i maskës mbron nga përhapja e virusit. Por vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër rasteve të rënda nga koronavirusi”, tha Presidenti Biden.

Në fillim të javës autoritetet shëndetësore amerikane u kërkuan të vaksinuarve plotësisht që të fillojnë të përdorin maskat përsëri në ambjentet e brendshme në zonat ku virusi po përhapet me shpejtësi. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se varianti Delta mund të përhapet edhe nga të vaksinuarit.


“Është e rëndësishme që njerëzit e vaksinuar të kuptojnë se nëse ndonjë prej tyre infektohet në zonat ku po përhapet virusi ata mund ta transmetojnë virusin tek njerëzit e tjerë”, tha drejtorja e CDC-së Rochelle Walensky.

Udhëzimet e reja vijnë dy muaj pasi agjencia u tha amerikanëve të vaksinuar se ata mund të hiqnin maskat. Këtë javë CDC-ja po ashtu rekomandoi që të gjithë nxënësit, mësuesit dhe punonjësit nëpër shkolla dhe kopështe deri në klasën e 12 të përdorin masaka, edhe nëse janë të vaksinuar.

Bob McCann me sistemin arsimor në Miçigan ngre pikëpyetje rreth udhëzimeve të përgjithshëme në arsim.

“Një qasje e përshtatshme për të gjithë ndoshta nuk do të funksionojë, ndaj do të duhet të sigurohemi që çdo komuniteti t’i jepet mundësia të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre.”

Ligjvënësi republikan Kevin McCarthy i Kalifornisë po ashtu nuk pajtohet plotësisht me udhëzimet.

“Ky është vetëm fillimi. Sepse së shpejti fillon shkolla, por ata do ta mbyllin përsëri shkollën. Kjo ka të bëjë me kontrollin.”

Ndërkohë, shumë biznese janë duke urdhëruar që punonjësit të vaksinohen. Këtë javë firmat Facebook, Google dhe Netflix thanë se do t’u kërkojnë punonjësve që të vaksinohen. Vendime të ngjashme janë marrë nga qeveri lokale, përfshirë shtetin e Nju Jorkut, dhe mbi 600 universitete në Shtetet e Bashkuara. Dr. Robert Wacher është me Universitetin e Kalifornisë në San Françisko.

“Udhëzimi është mjaft i mirë. Fatkeqësisht pandemia ka arritur në atë pikë ku thjeshtë kërkohet vaksinimi i sa më shumë njerëzve, ndryshe nga gatishmëria e njerëzve në kushtet aktuale.”

Afërsisht 56% e amerikanëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori