LAJMI I FUNDIT:

Italia mbërrin në Londër para finales ndaj Anglisë në Euro 2020, Spinazzola pjesë e grupit

Italia mbërrin në Londër para finales ndaj Anglisë në Euro 2020, Spinazzola pjesë e grupit

Ekipi i Kombëtares së Italisë ka mbërritur sot (e shtunë) në Aeroportin e Lutonin në Londër përpara finales së tyre në Euro 2020 kundër Anglisë.

Italianët do të luajnë ndeshjen me Anglinë të dielën në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, që zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Wembley.


Skuadra e Roberto Mancinit ka zbarkuar tashmë në Londër, dhe lojtarët e stafi ishin të veshur me rroba të zeza dhe me xhaketa të hirta plot stil.

Mancini: Spinazzola ishte mbrojtësi më i mirë në Euro 2020, ndaj Anglisë do të jetë ndeshje e bukur
Lexo po ashtu Mancini: Spinazzola ishte mbrojtësi më i mirë në Euro 2020, ndaj Anglisë do të jetë ndeshje e bukur

Mancini përshëndeti mikpritësit në aeroport, ndërsa u pasua nga shoku i tij i ngushtë dhe shefi zyrtar i delegacionit Gianluca Vialli.

Kapiteni dhe lideri frymëzues i ekipit, Giorgio Chiellini dhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, ishin lojtarët e parë që dolën pas Mancinit.

Mbrojtësi i lënduar Leonardo Spinazzola, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të turneut përpara se të thyente ‘Tendinin e Akilit’ në fitoren e çerekfinales kundër Belgjikës, ishte gjithashtu me paterica për të mbështetur shokët e tij të skuadrës.

Azzurrët fituan në penallti kundër Spanjës në gjysmëfinale, duke triumfuar përfundimisht 4-2, por kishin një ditë më shumë sesa Anglia për tu rikuperuar.

Skuadra e Mancinit ka qenë vazhdimisht mbresëlënëse në garë, duke pësuar vetëm tre gola, me mbrojtësit Chiellini dhe Leonardo Bonucci, mesfushorët Verratti, Nicolo Barella dhe Jorginho, plus anësorët sulmues Lorenzo Insigne dhe Federico Chiesa që mund të jenë lojtarët kryesorë.

Ata do të shpresojnë të fitojnë trofeun e dytë të Evropianit, pas atij të parit që e fituan kundër Ish-Jugosllavisë më 1968 në Romë në epokën e Dino Zoff dhe Giacinto Facchetti. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori