Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u bën thirrje vendeve të pasura që të ndihmojnë ato të varfra për t’i rezistuar dëmit ekonomik që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva paralajmëroi për një thellim të hendekut mes vendeve të pasura dhe të varfra në botë.
Ajo i bëri thirrje G20-së që të ndërmarrin masa urgjente për të mos lejuar që vendet në zhvillim të mbesin prapa në qasjen në vaksina kundër COVID-19 dhe në rimëkëmbjen ekonomike.
“Vendet e varfra po përballen me një goditje të dyfishtë shkatërruese. Në njërën anë duke humbur garën kundër virusit dhe në anën tjetër duke humbur investimet kryesore që ndihmojnë në vendosjen e bazës për rritjen ekonomike”, tha Georgieva.
Sipas saj, ky është një moment kritik që kërkon veprime urgjente nga G20-ta dhe politikbërësit në të gjithë botën.
FMN ka vlerësuar se gjatë pesë viteve të ardhshme vendet me të ardhura të ulëta do të duhet të investojnë rreth 200 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë dhe 250 miliardë dollarë tjera për reformat ekonomike.
Georgieva u bëri presion vendeve të G20-së që krahas ndihmës në furnizimin me vaksina, të përshpejtojnë faljen e borxheve dhe të angazhohen në vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë në çdo vend, deri në fund të vitit 2021, dhe të paktën 60 për qind deri në gjysmën e parë të vitit 2022.
Këtë javë mbahet takimi i ministrave të Financave të vendeve anëtare të G20-së. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City