LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja në BE, nga 2022 të gjitha veturat duhet të kenë kutinë e zezë

Rregulla të reja në BE, nga 2022 të gjitha veturat duhet të kenë kutinë e zezë

Nga viti i ardhshëm, të gjithë shoferët e veturave në vendet e BE-së do të kenë të obligueshme kutinë e zezë, kurse nga viti 2024 do ta kenë të gjitha veturat që për herë të parë regjistrohen.

Kutia e zezë është një pajisje që do të duhej të zbulonte detajin më të vogël, të asaj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në sekondat para aksidentit të trafikut, transmeton Telegrafi.

E njohur si kutia e zezë, ajo regjistron madje 41 të dhëna që ndihmojnë në hulumtime të kryera nga hetuesit dhe ekspertët e trafikut rrugor.


“Për të marrë informata për shpejtësinë e lëvizjes pesë sekonda para aksidentit – për mënyrën e sjelljes së shoferit, nëse ka frenuar apo nëse ka pasur manipulime me vetura gjatë vozitjes dhe deri në çfarë përqindje”, ka thënë një ekspert i trafikut rrugor.

Edhe pse shumë nuk dinë kutia e zezë në auto-industri nuk është risi, disa vetura të reja tashmë e kanë të instaluar. Më së shpeshti ndodhet mes ulëses së shoferit dhe pasagjerit nga ana e djathtë. /Telegrafi/