LAJMI I FUNDIT:

Fonseca refuzon të jap dorëheqje

Fonseca refuzon të jap dorëheqje

Sipas disa raportimeve në Itali, trajneri i Romës – Paulo Fonseca ka refuzuar të japë dorëheqje, por ka katër trajnerë të përkohshëm në listë nëse Giallorossët pëson një humbje të rëndë kundër Manchester United të enjten.

Skuadra italiane qëndron e shtata në tabelën e Serie A, vetëm dy pikë larg Sassuolos, me katër ndeshje të mbetura.


Giallorossët kanë marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit në Serie A dhe humbi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Manchester United 6-2 javën e kaluar.

Fonseca u takua dje me Dan dhe Ryan Friedkin dhe menaxherin e përgjithshëm të Romës, Tiago Pinto. Takimi zgjati një orë dhe u ndoq nga agjenti i trajnerit gjithashtu.

Klubi nuk shkarkoi Fonsecan dhe portugezi këmbënguli se ai nuk dëshiron të japë dorëheqjen, megjithëse ai është i vetëdijshëm se koha e tij në kryeqytet do të ketë mbaruar në fund të edicionit.

Sipas Il Messaggero, klubi përfundimisht mund të vendosë të shkarkojë Fonsecan nëse Roma pëson një humbje tjetër të turpshme kundër Manchester United të enjten.

Gazeta me bazë në Romë raporton se Bruno Conti, Morgan De Sanctis, Fabrizio Piccareta dhe Alberto De Rossi janë kandidatët për të marrë detyrën deri në fund të sezonit nëse Fonseca shkarkohet të enjten mbrëma.

Maurizio Sarri është kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Romës nga sezoni i ardhshëm.

Sipas Il Corriere dello Sport, mund të ketë një takim vendimtar në javët e ardhshme për të përfunduar marrëveshjen me trajnerin toskan. La Gazzetta dello Sport raporton se Sarri vlerëson ekipin e Romës dhe do të duheshin vetëm tre ose katër nënshkrime gjatë verës.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea është gjithashtu në bisedime me Tottenham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori