LAJMI I FUNDIT:

A duhet që Kombëtarja e SHBA-ve në futboll të shihet si kandidat serioz në Katar 2022 kur ka kaq shumë futbollistë të spikatur në Evropë

A duhet që Kombëtarja e SHBA-ve në futboll të shihet si kandidat serioz në Katar 2022 kur ka kaq shumë futbollistë të spikatur në Evropë

Vetëm tre vite më parë Kombëtarja e SHBA-ve ishte në momentin e tyre më të errët, duke mos arritur të kualifikohet për në Kupën e Botës të vitit 2018.

Por një ringjallje e papritur ka bërë që Shtetet e Bashkuara të shihen si një konkurrent serioz për turnet që mbahet në vitin e ardhshëm.

Hera e fundit që Shtetet e Bashkuara u kualifikuan për në Kupën e Botës ishte në 2014, kur lojtari më i njohur i tyre në Evropë ishte 35 vjeçari, portieri Tim Howard.


Tani, kjo ka ndryshuar plotësisht, ku disa nga yjet e SHBA-ve që ende që nuk kanë arritur kulmin, tashmë janë pjesë e disa nga klubet më të mëdha të Evropës.

Dështimi i vitit 2018 ndezi një epokë të re në SHBA, me investime më të mëdha në lojë dhe interesimin në rritje, që kishte nisur që kur David Beckham zbarkoi në MLS në vitin 2007.

Christian Pulisic krijoi një precedent të ri të lëvizjes në Evropë që në moshë të re për të luajtur në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi më parë lojtarët derisa e bënin një moshë nuk lëviznin nga MLS.

Suksesi i tij me Borussia Dortmund bëri që më vonë Chelseat ta blinte yllin.

Shumë të tjerë ndoqën rrugën e njëjtë, duke kaluar në Bundesliga, si Giovanni Reyna në Borussia Dortmund, Chris Richards në Bayern Munchen dhe Tyler Adams në RB Leipzig.

Në anën tjetër në Serie A të Italisë e kemi një mesfushor si Weston McKennie që ka gjetur vend në ekipin e Juventusit të drejtuar nga Andrea Pirlo.

Pastaj në La Liga te Barcelona janë Sergino Dest dhe Konrad de la Fuente, ndërsa Timothy Weah po bën emër në Ligue 1 me Lille.

Për më tepër, vendi po bën maksimumin për lojtarët me kombësive të dyfishta që t’i bindë ata të luajnë për SHBA-të, përpara rivalëve të tyre.

Talenti i Valencias, Yunus Musah kishte mund të zgjedh me SHBA, Anglisë ose Italisë, por vendosi për vendlindjen e tij dhe tashmë ka debutuar.

Çelësi i kësaj strategjie ka qenë trajneri Gregg Berhalter, i cili është përpjekur të sjellë talentet më të shkëlqyera nga brenda dhe jashtë vendit.

Vetë Berhalter kishte një karrierë në të gjithë Evropën dhe e di rëndësinë e të luajturit në nivelet më të larta.

“Kur shikoj këtë gjeneratë të lojtarëve, do të jetë në kulmin e saj në vitin 2026, unë do të thosha që kur të keni cilësi, kur keni lojtarë në kulmin e tyre, do të keni edhe mundësi të pretendoni në vitin 2026”, deklaroi ai.

Në Katar 2022, këta të rinj do ta bëjnë hapin e parë nën drejtimin e  Berhalter në një garë të madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori