LAJMI I FUNDIT:

“Jo vetëm në tetor, por çdo ditë e çdo moment për shëndetin tënd” – mesazhet e femrave të njohura për ndërgjegjësimin e grave mbi kancerin e gjirit

Muaji tetor në mbarë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit me gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Telegrafi pak javë më parë solli një përmbledhje mesazhesh sensibilizuese të dërguara nga politikanët e vendit, me qëllim motivimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për femrat që po e kalojnë këtë betejë dhe ato për të cilat rrezikojnë që me të njëjtën sfidë të përballen edhe nesër.


Kësaj radhe, femra të njohura dhe karrieriste të ekranit dhe sportit, nëpërmjet Telegrafin kanë dërguar nga një mesazh të veçantë sensibilizues për femrat në atë që njihet si muaji “rozë”.

"Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit", Telegrafi ju sjell mesazhin sensibilizues të politikanëve
Lexo po ashtu "Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit", Telegrafi ju sjell mesazhin sensibilizues të politikanëve

Jo pa qëllim, kjo kampanjë sensibilizuese është lënë në fund të këtij muaji dhe po e përmbyllim tetorin me diçka të tillë – pasi ne besojmë se kujdesi për shëndetin duhet të vlejë çdo ditë, orë e minutë të kësaj jete.

Si më poshtë, ju prezantojmë me personazhet tuaj të dashur ndër vite, e që sot janë gati t’ju dhurojnë një buzëqeshje më shumë me mesazhin e tyre.

Teuta Krasniqi

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

“Përshëndetje nga unë Teuta Krasniqi, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për gratë e prekura me kancer të gjirit, po shfrytëzoj rastin që t’ju them një porosi të gjitha grave: Mos hezitoni të bëni një mamografi dhe të ruani shëndetin tuaj”.

Diellza Kolgeci

Foto: Arton Humolli

“Përshëndetje, jam Diellza Kolgeci, uroj që të gjitha ju gratë që jeni duke u përballur me sëmundjen e kancerit, të shëroheni sa më shpejt. Unë njoh shumë gra të cilat e fituan këtë sfidë! Ato fituan sepse nuk u dorëzuan për asnjë moment. Ndërsa ju gra që nuk i keni bërë ende kontrollet, bëni ato, mos hezitoni, aq më herët që do të zbulohet, aq më shpejt do të kurohet. Paqe dhe shëndet për të gjitha femrat”.

Majlinda Kelmendi

Foto: Arkiv

“Përshëndetje nga unë Majlinda. Ky mesazh shkon për të gjitha gratë që janë të prekura me kancer të gjirit: Dëshiroj t’u them që të luftojnë dhe të mos dorëzohen kurrë sepse mund ta kalojnë këtë sfidë”.

Agnesa Vuthaj

Foto: Telegrafi

“Ne duhet të kujdesemi për shëndetin tonë çdo ditë, tetori është muaji i cili na kujton që të ndërgjegjësohemi për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit. Secila femër mund të preket nga kjo sëmundje, por diagnostikimi i hershëm shpëton jetë. Nëse tash jeni prekur nga kanceri i gjirit, ndani historinë tuaj për të inkurajuar vajzat dhe gratë e tjera. Së bashku jemi më të forta”.

Blerina Kllokoqi Rugova

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

“Përshëndetje nga unë Blerina Kllokoqi-Rugova, jemi në fund të muajit tetor, nëpërmjet këtij mesazhi të dërguar në Telegrafi, thjeshtë dua t’ju drejtohem grave duke ju thënë që : Unë jam me ju, ashtu siç kam qenë dje dhe do të jem edhe nesër. Unë e di që mund t’ia dilni dhe bëhuni të forta”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori