LAJMI I FUNDIT:

Çedomir Jovanoviqi për varrezat masive: Gjingjiqi kërkoi të hetohej pa zhurmë

Çedomir Jovanoviqi për varrezat masive: Gjingjiqi kërkoi të hetohej pa zhurmë

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Çedomir Jovanoviq, teksa ka folur për varrezat masive të shqiptarëve, ka thënë se ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq kishte kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej”.

Në emisionin “Çirilica”, ai ka thënë se asokohe mbretëronte “kaos total”.

“Fjalët si ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’ – pra kaos total. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë ai, duke iu referuar ministrit të atëhershëm të Policisë, Dushko Mihajloviqit, njofton koha.net.


E aty, si ka thënë ai, “na u lidhën të gjitha vrasjet tjera”.

Dëshmia tronditëse e Nenad Çanak: Na u tha të mos flasim për 16 varreza masive të shqiptarëve në Serbi
Lexo po ashtu Dëshmia tronditëse e Nenad Çanak: Na u tha të mos flasim për 16 varreza masive të shqiptarëve në Serbi

Teksa, sipas Jovanoviqit, ushtria mohonte dhe tjerët thoshnin se gjithçka është propagandë, “Gjingjiqi kërkoi të hetohej pa zhurmë”.

“Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari. Komandanti i asaj njësie i ka shpëtuar dy fëmijë në Podujevë që nga krimi që e bënë ‘Skorpionët’. I ka nxjerrë vëlla e motër prej aty dhe i ka dërguar në Prishtinë në mes të luftës dhe u ka thënë mjekëve se do t’i vriste po qe se nuk do të ndihmonin”, ka treguar Jovanoviq, duke e quajtur “katastrofë”.

Ai ka folur edhe për tentim-vrasjen e Vuk Drashkoviqin në Magjistralen e Ibrit më 1999. Drashkoviq ishte asokohe njëri nga opozitarët më me ndikim në Serbi.

Për këtë krim u akuzua Radomir Markoviqi, ish-shefi i Sigurimit Shtetëror Serb.

“Është pohimi i Rade Markoviqit për magjistralen e Ibrit. Arrestohet. Hapet rasti Millosheviq. Rade Markoviq dëshmon për të gjitha”, tregon Jovanoviq, teksa pohon se vetë Markoviqi kishte dëshmuar se vetë Milosheviqi i kishte porositur vrasjet.

Për këtë, tregon ai “ekziston procesverbali”.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori