LAJMI I FUNDIT:

Zemaj e Suma flasin për situatën epidemiologjike në Han të Elezit

Zemaj e Suma flasin për situatën epidemiologjike në Han të Elezit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar takim me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Gjatë këtij takimi Zemaj e Suma kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë̈ primare.

“Duke falënderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


Postimi i plotë i Zemajt:

Para arritjes në Maqedoninë e Veriut ndalesa ime e parë ishte Hani i Elezit.
Bashkë me kryetarin Refki Suma biseduam rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare.
Nërsa gjatë qëndrimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, me personelin mjeksor këtu shtjelluam në hollësi shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.
Duke falenderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, dhe do t´u shërbejnë qytetarëve të kësaj komune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori