Mendimtarë dhe shkrimtarë u janë përgjigjur njëzet pyetjeve të suplementit letrar të gazetës “Times”, për librat e tyre të preferuar, zakonet e të shkruarit dhe këshillat më të mira.
Përktheu: David Hudhri
Cila është këshilla më e mirë që ke marrë?
‘Kreativiteti është të tolerosh mungesën e plotësisë’
Cili nga librat e botuar në dymbëdhjetë muajt e fundit është i preferuari yt?
Qershia nga Nico Walker. E lexova me një frymë, pa u ngritur nga karrigia. Ç’libër i jashtëzakonshëm. Më goditi me sinqeritetin dhe gjuhën vërtet të bukur.
Për cilën temë ke hasur më shumë vështirësi në të shkruar?
Të shkruash është sfiduese, për çfarëdo qoftë. Edhe të ngre lart, edhe të dëshpëron. Sa më shumë që di dhe mëson për një temë të caktuar, aq më e vështirë bëhet të shkruash rreth saj: shpeshherë, sa më shumë di, aq më e qartë të bëhet se sa pak në fakt di. Por, në fund, pasi ke jetuar për ca kohë me këtë mungesë njohurish, mund të thuash në rregull, ndoshta ekziston diçka që e di, diçka që e kam mësuar. E kështu fillon të shkruash, dhe kur përfundon, e rishkruan të gjithën, më pas e urren, shkruan diçka më shumë, heq, redakton, rishkruan, redakton, heq dhe redakton sërish, me shpresën se do ta pëlqesh një pjesë të asaj që ke shkruar.
Cili shkrimtar (të gjallë ose të vdekur) mendon se është më i nënvlerësuari?
Do të thosha shkrimtarin György Dragomán, edhe pse nuk jam i sigurt nëse është i nënvlerësuar, pasi ka goxha vlerësim për veprën e tij. Të gjithë duhet t’ia lexojnë romanin Mbreti i bardhë. Unë jetoj për atë libër, dhe është një nga veprat më të rëndësishme që kam lexuar në jetën time.
Cili shkrimtar (të gjallë ose të vdekur) mendon se është më i mbivlerësuari?
Oh jo! Më ndihmoni.
Cila është këshilla më e mirë që ke marrë?
“Kreativiteti është të tolerosh mungesën e plotësisë”. Këtë e zbatoj pothuajse çdo ditë.
Sipas mendimit tënd, deri në ç’masë është shkrimi një akt politik?
Si një shkrimtar, do të thosha se letërsia mund të jetë patjetër politike, megjithatë, më së shumti atë e bëjnë politike. Vepra letrare të cilat nuk u krijuan kurrsesi me synimin që të ishin diçka më tepër sesa krijime imagjinare, lexohen rregullisht në mënyra që i bëjnë të mos duken letërsi, si një lloj përfaqësimi për njerëzit ose besimet. Unë besoj se një vepër letrare nuk përfaqëson askënd dhe asgjë përveç vetvetes: nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë. Nëse unë shkruaj një histori dashurie, do të jetë thjesht një histori dashurie.
A ke ndonjë huq kur shkruan?
Kam plot. Përpara se të shkruaj, duhet të laj duart. Gjithashtu duhet të jem veshur me rroba të rehatshme. Dhe ditën duhet ta nis para orës 11, përndryshe shkon tepër vonë. Por, kjo nuk ka asnjë kuptim sepse zakonisht jam më produktiv pas orës 6 së pasdites. Megjithatë, mendoj se mëngjesi më duhet që t’i caktoj tonin ditës.
Cila është gjëja e parë që ke shkruar?
Nuk ia kam idenë.
Sipas mendimit tënd, si duhet t’ia matim suksesin një libri?
Cilido që ka botuar një libër e di se sa shumë duhet të japësh nga vetja, ndaj unë do ta quaja çdo libër të botuar një sukses.
Çfarë lexon gjatë pushimeve?
Nuk është se kam ndonjë listë leximi posaçërisht për pushime. Por, ata libra të cilët e di se do të më shijojnë t’i lexoj, i lë për më vonë, në mënyrë që të bie në dashuri me ta në qetësi. Për shembull, më tërheq shumë romani i ri i Laila Lalami-t, Amerikanët e tjerë, ndaj këtë libër do ta ruaj për një rast të veçantë.
Pyetje të shpejta: Toni Morrison apo Philip Roth?
Toni Morrison.
Ursula K. Le Guin apo Philip K. Dick?
Ursula K. Le Guin.
Mbreti Lir apo Shtrëngata?
Mbreti Lir.
Jack Kerouac apo James Baldwin?
James Baldwin.
Virginia Woolf apo Emily Dickinson?
Virginia Woolf.
Hamilton apo West Side Story?
West Side Story!
Lord of the Rings apo Game of Thrones?
Asnjëri prej tyre. Jam përpjekur t’i njoh më mirë të dy, por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka tërheqëse te ta.
Gabriel García Márquez apo Angela Carter?
Gabriel García Márquez.
Agatha Christie apo Arthur Conan Doyle?
Arthur Conan Doyle.
Beyoncé apo Bob Dylan?
Beyoncé. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker