LAJMI I FUNDIT:

Garë e madhe për transferimin e Gosensit

Garë e madhe për transferimin e Gosensit
Robin Gosens (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi, Chelsea, Leicester City, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe Schalke 04 janë të gjithë të interesuar për mbrojtësin e krahut të Atalanta, Robin Gosens.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, ka klube që duan nënshkrimin e tij në Itali, Angli dhe vendin e tij të lindjes, Gjermani.


Ai mbush 26 vjeç në muajin korrik dhe ka nënshtetësi të përbashkët gjermano-holandeze, por pritet të luajë futboll ndërkombëtar për Die Mannschaft.

Chelsea dhe Inter në garë për Robin Gosens
Lexo po ashtu Chelsea dhe Inter në garë për Robin Gosens

Atalanta rrëmbeu Gosens nga Heracles Almelo për më pak se dy milion euro në vitin 2017 dhe pritet ta ketë një fitim të madh duke e shitur për një çmim prej 20 milionë eurosh këtë verë.

Mbrojtësi i majtë shënoi tetë gola dhe bëri pesë asistime në 30 ndeshje në të gjitha gasrat për La Dea deri më tani këtë sezon.

E duan shumë klube në Serie A, por ëndrra e Gosens është Schalke 04
Lexo po ashtu E duan shumë klube në Serie A, por ëndrra e Gosens është Schalke 04

TMW pretendon se favoritë mund të jenë Schalke, sepse ata janë skuadra që Gosens mbështeti që nga fëmijëria, por Dortmund dhe Eintracht Frankfurt janë gjithashtu opsione intriguese.

Interi do të dëshironte ta mbante Gosens në Serie A, ndërsa Chelsea dhe Leicester City janë të interesuar ta transferojnë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori