LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë brenda laboratorit në Wuhan, tregojnë sigurinë e dobët përkundër që ruan 1.500 lloje virusesh

Fotografitë brenda laboratorit në Wuhan, tregojnë sigurinë e dobët përkundër që ruan 1.500 lloje virusesh

Ky është një vështrim i rrallë brenda laboratorit kinez, i cili është në qendër të kritikave pas pandemisë së COVID-19.

Fotografitë nga brenda Institutit sekret të Virologjisë së Wuhan tregojnë që dera e frigoriferit ku mbahen më shumë se 1500 lloje të ndryshme të viruseve, përfshirë edhe coronavirusin, nuk është e sigurt aq sa duhet, shkruan Daily Mail.


Fotografitë, të publikuara për herë të parë nga gazeta shtetërore China Daily në vitin 2018, u botuan në Twitter muajin e kaluar, përpara se të fshiheshin, transmeton Telegrafi.

Daily Mail kishte zbuluar dy javë më parë se Ministrat tani kanë frikë se pandemia mund të kishte filluar si rezultat i një rrjedhje nga këta frigoriferë.

Zbulimet e Daily Mail bënë që Donald Trump të pyetet në një konferencë për shtyp javën e kaluar në lidhje me teorinë e rrjedhjes, së cilës presidenti u përgjigj: “Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme'”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka kërkuar që Pekini të tregonte më shumë ’nëse virusi kishte dalë nga laboratori.

Burimet e inteligjencës amerikane thonë se menjëherë pasi filloi shpërthimi i coronavirusit, zyrtarët në laborator shkatërruan mostrat e virusit, fshinë raportet e hershme dhe më pas u përpoqën të fajësojnë tregun ku shiten kafshë të egra në Wuhan.

Burimet besojnë se ‘pacient Zero’ ishte një praktikant në laborator, i cili përhapi virusin në popullatën lokale pasi infektoi të dashurin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori