LAJMI I FUNDIT:

Ambasada gjermane: Respektimi i Kushtetutës në krizën aktuale do të thotë bashkëpunim mes institucioneve dhe përgjegjësi e politikanëve për t’i ruajtur qytetarët

Ambasada gjermane: Respektimi i Kushtetutës në krizën aktuale do të thotë bashkëpunim mes institucioneve dhe përgjegjësi e politikanëve për t’i ruajtur qytetarët

Ambasada e Gjermanisë në Republikën e Kosovës ka uruar qytetarët dhe institucionet shtetërore në 12-vjetorin e miratimit të Kushtetutës.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, Ambasada gjermane ka theksuar se Kushtetuta është themel i zbatimit të demokracisë dhe gur themeli i zhvillimit të vendit në rrugën drejt integrimit në Evropë.


“Ambasada gjermane në Prishtinë uron të gjithë qytetarët e Kosovës dhe institucionet shtetërore me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës, 9 Prill! Kushtetuta e Republikës së Kosovës është themeli për zbatimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, dhe gurthemel i zhvillimit të vendit në rrugën drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e tyre.

Ambasada gjermane, po ashtu ka përmendur kuptimin e asaj çfarë do të thotë respektim i Kushtetutës, në kohën kur vendi përballet me një krizë si kjo me COVID-19.

“Duke pasur parasysh rrethanat e vështira të krizës aktuale me COVID-19, respektimi i Kushtetutës nënkupton një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv midis të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe përgjegjësi të akterëve të tij politikë për të ruajtur vendin dhe qytetarët e tij. Kushtetuta është e qartë në kërkesën e saj që Republika duhet t’i shërbejë mirëqenies së të gjithë qytetarëve, siç thotë në nenin 2 ‘Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i përket popullit dhe ushtrohet në përputhje me Kushtetutën’. Gëzuar ditën e Kushtetutës!”, thuhet në postimin e ambasadës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori