LAJMI I FUNDIT:

Kur Gurakuqi e Noli e donin Shkodrën për kryeqytet

Kur Gurakuqi e Noli e donin Shkodrën për kryeqytet

“Le Siècle” ka botuar të premten e 23 majit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me debatin e shkaktuar asokohe nga opozita shqiptare për zgjedhjen e kryeqytetit.

“Shqiptarët që, dje, disa pretendonin një mbret dhe të tjerët një republikë, tani po debatojnë për zgjedhjen e kryeqytetit të tyre.

Njëzet e gjashtë deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës, dhe peshkopi Fan Noli nuk e duan më Tiranën, por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.


Dhe ja një lloj i ri krize politike në vendin e ish-princ Vidit, një krizë për kryeqytetin !”, thuhet në artikull. /Darsiani/